8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEksperti i Kriminalistikës: Çdo 38 sekonda ndodh një krim kibernetik

Eksperti i Kriminalistikës: Çdo 38 sekonda ndodh një krim kibernetik

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në studion e emisionit “3D” në RTSH se në çdo 38 sekonda ndodh një krim kibernetik por që në mungesë të burimeve njerëzore dhe teknologjisë së avancuar parandalimi i tyre është bërë i vështirë.

Sipas Karamuços, monitorimi i rrjeteve sociale është tejet i vështirë dhe ka dalë jashtë kontrollit duke iu referuar ngjarjes së fundit ku një 27-vjeçare u vetëvra si pasojë e publikimit të një fotoje në rrjetet sociale nga Altin Çoku i cili tashmë është vendosur në pranga nga policia.

Ne kemi një shifër botërore që në çdo 38 sekonda ndodh një krim kibernetik. Por për shkak të mungesës së burimeve njerëzore dhe teknologjike të avancuara në lidhje me monitorimin e rrjeteve sociale, ato na kanë dalë jashtë kontrollit dhe po na marrin jetë. Rasti në fjalë është rasti që pason atë ngjarjen tjetër që ka ndodhur më parë, ngjarjen e Sukthit. Por në këtë rast ne kemi një personazh që nuk është vetëm personazh  Tik-Toku, por edhe personazh i kontingjentit kriminal që mbikëqyr policia dhe që ka përkëdhelur shumë sistemi i drejtësisë”, u shpreh Karamuço.

LEXO EDHE: Hakerohet kompania telefonike/ Çfarë është Sigurimi “Rreziku Kibernetik” nga SIGAL UNIQA? Rreziqet e siguruara

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat