2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEfekti domino i ndryshimeve klimatike, si po rrezikohet Shqipëria

Efekti domino i ndryshimeve klimatike, si po rrezikohet Shqipëria

Dimri që po lëmë pas perceptohet gjerësisht si atipik. Ditë të ngrohta me diell në janar që u ngjajnë pranverës apo mungesa e reshjeve masive të borës krijon idenë se e gjithë kjo nuk është fort normale.

I njëjti perceptim është vit pas viti edhe te stinët e tjera. Me verën e temperaturave të larta, thatësirave të zgjatura, zjarret e shumtë, reshjeve që bien në mënyrë intensive në një hark kohor të shkurtër, përmbytjet e shumë e shumë tregues të tjerë.

Ky perceptim mbi “kapriçiot” e stinëve nuk është i gabuar dhe mbështetet edhe nga shifrat që jepen zyrtarisht nga institucionet kombëtare, duke përforcuar idenë se ndryshimet klimatike nuk janë më “te dera”, por kanë nisur të manifestojnë dukshëm efektet e tyre.

Institucionet ndërkombëtare kanë rritur vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike, duke u kërkuar vendeve të jenë aktivë dhe vigjilentë për të reaguar dhe për të minimizuar pasojat.

Efekti i klimës është ai domino dhe pasojat janë të jashtëzakonshme në sektorë jetikë, duke kërkuar që masat e reagimit apo zbutjes të merren seriozisht.

Po Shqipëria, në çfarë faze është? Sot, vendi ynë ka miratuar një ligj të veçantë “Për ndryshimet klimatike”. Bëhet fjalë për ligjin 155, i datës 17 dhjetor 2020, i cili rendit si qëllime të tij pesë pika.

Së pari, ulja e shkarkimeve të efekteve serrë.

Së dyti, përshpejtimi i përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe zbutja e efekteve të dëmshme.

Së treti, të kontribuojë në përpjekjet globale ndaj ndryshimeve klimatike nëpërmjet plotësimit të detyrimeve të Republikës së Shqipërisë ndaj Konventës.

Së katërti, të krijojë një kuadër gjithëpërfshirës ligjor dhe ndërinstitucional për ndërmarrjen e veprimeve ndaj klimës në nivel kombëtar, në përputhje me legjislacionin e BE-së për ndryshimet klimatike.

Së fundmi, t’u bashkohet shteteve që njohin emergjencën klimatike, sipas vendimit të Parlamentit Europian të 28 nëntorit 2019.

Shqipëria ka gjithashtu një Plan Kombëtar për Energjinë dhe Klimën. Plani parashikon të gjithë politikat dhe objektivat që do të ndërmerren në funksion të klimës dhe energjisë nga ana e vendit tonë deri në vitin 2030.

Sigurisht, në aspektin teorik, si një vend që për vite të tëra ka qenë indiferent ndaj ndryshimeve klimatike, plotësimi i kuadrit është diçka pozitive. Mbajtja e ritmit të duhur për zbatimin dhe arritjen praktike të objektivave është krejt tjetër gjë dhe kjo ka rëndësi të veçantë në kushtet kur ndryshimet klimatike kanë nisur të prekin jetën e të gjithëve.

LEXO EDHE: “Preken bujqësia dhe shërbimet”, FMN: Ndryshimet klimatike rrezikojnë popullsinë dhe ekonominë shqiptare

Shqipëria, institucionet ndërkombëtare e vënë theksin te ndryshimet klimatike

Vëmendja ndaj ndryshimeve klimatike është rritur ndjeshëm dekadën e fundit. Ndërkohë që në Shqipëri, institucionet ndërkombëtare, teksa citojnë aspektet ku vendi duhet të tregojë vëmendje, nënvizojnë edhe ndryshimet klimatike.

Për herë të parë, përfaqësues të këtyre institucioneve cituan njëzëri se në vitin 2023 e në vijim duhet të ketë një qasje të re ndaj ndryshimeve klimatike dhe masave për minimizimin e pasojave.

Vetë këto institucione po mbështesin vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë, për të ngritur mekanizmat e nevojshëm të paralajmërimit dhe ndërtimit të një ekonomie më të qëndrueshme.

Banka Botërore është një ndër ato institucione aktive edhe në projekte, që përfshijnë elemente që lidhen me ndryshimet klimatike dhe planet janë që kjo pjesë të vijojë të thellohet.

Po punojmë me autoritetet në projekte që forcojnë rrugët dhe urat, për t’i bërë ato më elastike ndaj goditjeve dhe po punojmë me Ministrinë e Bujqësisë për të përmirësuar ujitjen dhe për të përfshirë procese bujqësore rezistente ndaj klimës.

Pastaj janë të panjohurat e njohura. Këto janë rreziqet që ne i dimë se ekzistojnë, por nuk mund të parashikojmë se kur mund të materializohen.

Në këtë kategori do të vendosja tërmetet dhe ndryshimet klimatike. Për këtë lloj rreziqesh mund të bëjmë dy gjëra kryesore:

Së pari, duhet të investojmë në njohuri që mbulojnë rreziqet për të cilat nuk dimë mjaftueshëm. Për shembull, ne e dimë se Shqipëria është një nga vendet më të cenueshme në Europë ndaj ndryshimeve klimatike, por shkalla e ndikimit në të gjithë ekonominë është ende e papërcaktuar.

Pra, ne po fillojmë një analizë të re (ajo quhet Raporti i Klimës dhe Zhvillimit të Vendit) që do të ndihmojë në identifikimin e dobësive dhe informimin e veprimeve të nevojshme”, tha Emanuel Salinas, menaxher i zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë për “Monitor” pak javë më parë.

LEXO EDHE: “Tërmete, përmbytje…”/ Banka Botërore përsërit apelin: Shqipëria e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat