5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreEDUKIM/ A e dini se çfarë janë Sigurimet?

EDUKIM/ A e dini se çfarë janë Sigurimet?

Sigurimi

Sigurimi është transferimi i një rreziku të mundshëm, i një humbjeje pasurore dhe/ose jopasurore nga i siguruari te siguruesi, sipas një kontrate sigurimi.

Sigurimi i Jetës

Sigurimi i jetës është një kontratë midis një kompanie sigurimi dhe një të siguruari, ku kompania garanton pagimin e një përfitimi drejt përfituesve të emëruar kur i siguruari vdes.

Sigurimi Personal i Shëndetit

Sigurimi personal i shëndetit është një kontratë sigurimi për mbulimin e hospitalizimit, trajtimit shëndetësor dhe shërbimeve të caktuara mjekësore për të siguruarin.

Sigurimi nga Tërmeti

Sigurimi nga tërmeti nënkupton kontratat e sigurimit nga tërmeti për dëmet e lidhura me dëmtimin fizik të ndërtesave dhe pajisjeve të vendosura në to.

Sigurimi MTPL

Sigurimi MTPL është sigurimi i detyrueshëm i mjetit motorik në sektorin e transportit që nënkupton sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat