-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEdhe 17.3 mln lekë për "Auto Moto Park"/ Hapet tenderi për studimin...

Edhe 17.3 mln lekë për “Auto Moto Park”/ Hapet tenderi për studimin e fizibilitetit të projektit për pistën e garave në Shqipëri

Rreth 17.3 mln lekë pritet të kushtojë studimi i fizibilitetit pët Auto Moto Parkun, që parashikohet të ndërtohet në qytetin e Elbasanit.

Pas shpalljes së projektit fitues në shkurt të këtij viti, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hapur tenderin për përzgjedhjen e kompanisë që do kryejë analizën e plotë të tregut, për të përcaktuar qëndrueshmërinë e tij.

Po ashtu, kjo kompani do të duhet të dorëzojë analizën e detajuar financiare për përcaktimin e kostos së përgjithshme të projektit, duke përfshirë ndërtimin dhe kostot operacionale, ku përfshihen përgatitjet e kantierit, infrastruktura, ndërtimi i strukturave, stafi, mirëmbajtja dhe shërbimet.

Gjithashtu, studimi i fizibilitetit duhet të analizojë ndikimin e mundshëm ekonomik të Auto Moto Park në Shqipëri, duke përfshirë krijimin e vendeve të punës, rritjen e turizmit dhe rritjen ekonomike në vend, si dhe të marrë në konsideratë potencialin për bashkëpunim me bizneset dhe industrinë e zones për të maksimizuar ndikimin ekonomik.

Auto Moto Park është një projekt, që përveç pistës do të përmbajë Akademinë  Kombëtare të Sigurisë Rugore, Muzeun Retro dhe Akademinë e Restaurimit të Mjeteve Historike. Projekti i shpallur fitues u hartua nga kompania austriake “Test & Training International” GmbH, ndërkohë që vlera e saj arrin në rreth 2.1 mln euro, me TVSH. Po ashtu, për këtë projekt deri më tani janë tenderuar edhe rreth 884 mln lekë, pa TVSH për ndërtimin e argjinaturës së lumit Shkumbin, si infrastrukturë mbështetëse e Auto Moto Park në Elbasan.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat