14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE para në prime, e para edhe në dëme/ SIGAL UNIQA, lidere...

E para në prime, e para edhe në dëme/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut të sigurimeve edhe në Kosovë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës publikoi fundjavën e shkuar të dhënat e tregut të sigurimeve në Kosovë për 5 mujorin e parë të vitit 2023.
Sipas të dhënave, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, primet janë rritur duke shkuar nga 56,85 milionë euro nga 48,7 milionë euro gjatë janar-maj 2022.

Primet për 5-mujorin sipas klasave të sigurimit

Dëmet për 5-mujorin sipas klasave të sigurimit

Sa i përket 12 kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve të jo-jetës, SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë, pjesë e SIGAL UNIQA Group dhe UNIQA Insurance Group rezulton më e madhja edhe sa i përket pozicionit në treg ashtu edhe në dëmet e paguara.

SIGAL UNIQA numëron rreth 7,8 milionë Euro prime të shkruara, ndërkohë që për 5-mujorin e parë 2022 numëronte mbi 6,6 milionë Euro.

Primet shkruara sipas kompanive

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA Kosovë mbetet kompania numër 1.

Nëse gjatë 5-mujorit të parë 2022 paguante rreth 3,6 milionë euro dëmshpërblime tek klientët e saj, këtë vit SIGAL UNIQA Kosovë ka paguar mbi 6,8 milionë Euro dëme.

Dëmet e paguara sipas kompanive

SIGAL UNIQA Kosovë, lidere edhe në Sigurimin e Pronës

Teksa të gjithë flasin për ndryshimet klimatike dhe kur rreziku prej tyre sa vjen dhe shtohet duke bërë nevojë të domosdoshme sigurimin e Pronës, SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë duket se ka fituar masivisht besimin e qytetarëve teksa rënditet e para në këtë klasë sigurimi, si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara.

Ndarja e tregut në Sigurimit e Pronës 

Dëmet e paguara në Sigurimin e Pronës 

Këto shifra tregojnë qartë përgjegjshmërinë kontraktuale të SIGAL UNIQA Kosovë përballë klientëve të saj, duke u përpjekur të jemi sa më afër tyre dhe të përshtatet me nevojat dhe kërkesat e tyre.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova u krijua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizimin e SIGAL sh.a (themeluar në vitin 1999 në Tiranë) përmes blerjes së një shoqërie ekzistuese sigurimi.

SIGAL UNIQA Kosovë ka shtrirë shërbimin e saj si për nga numri i produkteve që ofron ashtu edhe gjeografikisht përmes dhjetra degëve dhe agjencive të veta në Deçan, Dragash, Elezit, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Istog, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Rahovec, Shtërpcë, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Viti, Vushtrri, Xërxë.

LEXO EDHERTV Klan: “SIGAL UNIQA”, grupi më i madh dhe më i besuar i sigurimeve në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat