15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE enjte e përgjakshme/ 3 viktima dhe 5 të plagosur në 3...

E enjte e përgjakshme/ 3 viktima dhe 5 të plagosur në 3 aksidente

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur mëngjesin e kësaj të enjteje. Policia njoftoi fillimisht, se një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Milot-Mamurras. Në një taksi udhëtonin 5 persona, shoferi dhe 4 pasagjerë, mes të cilëve edhe 2 fëmijë.

Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, humbi jetën 56-vjeçarja Prena Gjetani.

Të plagosur mbetën shoferi 40-vjeçar, pasagjerja 30-vjeçare dhe 2 fëmijë. Të gjithë ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Më pas, do të njoftohej një tjetër aksident i rëndë. Një makinë tip “Benz” që drejtohej nga një 25-vjeçar doli nga rruga dhe ra në një greminë, rreth 100 metra poshtë rrugës. Për pasojë do të ndërronte jetë shoferi.

Ndërkohë, pasagjeri që udhëtonte me të, një 19-vjeçar, i plagosur rëndë, është dërguar në spitalin e Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Aksidenti tragjik ndodhi në Rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Kolsh.

Por aksidentet e përgjakshme nuk mbarojnë këtu.

Në fshatin Boçovë të Fierit, shtetasi Eduart Metushi, 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në kanal duke e zënë zetori poshtë.

Për pasojë 43-vjeçari ka ndërruar jetë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat