7 vite betejë me kancerin e gjirit dhe më pas trajtimi me kimioterapi kanë qenë vite sfiduese për Fatbardha Pashollin.
71 vjeçarja na tregon që për një grua me kancer ana financiare është e vështirë sepse janë disa analiza që shteti nuk i ofron.
“Jam një paciente prej 7 vitesh me kancer gjiri, që në shtator 2016. Unè isha në dush dhe kur dola nga dushi kisha dhe bijën time Adelën. Ishte zhytur kokrra e gjirit poshtë dhe kjo është një nga shenjat më të forta. Tregoi dhe stadin, stadin e 3 biopsia.
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, sëmundjes më të përhapur tumorale tek gratë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se 710 paciente me kancer të gjirit u diagnostikuan në vitin 2022 në të githë vendin duke shënuar një rritje prej rreth 9% krahasuar me vitin 2015.
Sipas mjekëve onkologë, moshat më të rrezikuara janë ato mbi 50 vjeç, por përjashtim nga prekja e kësaj sëmundje bëjnë as meshkujt.
Në mbarë vendin vlerësohet të jenë më shumë se 5,000 gra që jetojnë me këtë semundje.
Kësaj fushate, si çdo vit, i është bashkuar edhe kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria.
Kompania më e madhe e sigurimeve ofron në trajtimin e sëmundjeve të tilla, kaq të rrezikshme dhe të kushtueshme, pa cënuar financat e asnjë familjeje.
“Sigurimi anti-Tumor”
Nëse i siguruari diagnostikohet me tumor malinj apo beninj në kokë, ky siguracion i ofron të siguruarit dëmshpërblim në masën e siguruar të cilën e ka zgjedhur vetë, që varion nga 5 mijë deri në 500 mijë euro.
Privilegji i të pasurit Policën “Anti-Tumor” dhe dëmshpërblimi i menjëhershëm monetar, i siguron të siguruarit të organizojë dhe të bëjë me paratë që i ofrohen trajtimin që ai e mendon më të përshtatshëm ose të mbështesë familjen e tij në një moment kaq delikat”.
Polica “Anti Tumor” ka një çmim në varësi të moshës dhe gjinisë të të siguruarit.
Benefitet e policës “Anti Tumor”:
- Nuk plotëson pyetësor shëndetësor
- Kualifikohesh menjëherë nëse nuk je diagnostikuar më parë me tumor malinj dhe as nuk po trajtohesh aktualisht
- Zona e mbulimt është e pa limituar
- Skemë që pranon në sigurim çdo individ deri në 80 vjeç
- Shuma monetare që zgjedh i siguruari akordohet menjëherë pas diagnositikimit.
- Opinion i dytë mjëkësor për çdo diagnozë të gjetur (jo vetëm tumoret malinje) dhe për të marrë mendim të specializuar për mënyrën më të avancuar të trajtimit;
Opinioni i dytë mjekësor i shërben çdo pacienti, i cili para një ndërhyrjeje kirurgjikale duhet të ketë të konfirmuar planin e trajtimit dhe diagnozën që ka. SIGAL UNIQA i mundëson të siguruarit që këtë opinion ta marrë në qendra më të specializuara të botës.
Opinioni i Dytë Mjekësor e garanton të siguruarin që trajtimi që po merr është i duhuri, ai me të cilin shërimi është më i mundshëm.
OFERTA E “SIGAL UNIQA” PËR MUAJIN TETOR
Sot, mamografia është ekzaminimi më i rëndësishëm në kuadrin e kontrollit parandalues, pasi zbulon entitete patologjike që nuk zbulohen me teste të tjera imazherike.
Ndaj këtë muaj sensibilizimi, SIGAL UNIQA vjen me një ofertë që vlen për të gjithë tetorin: klientët aktualë dhe klientët e rinj të paketave “Jetë Plus” dhe “Sigurimi anti-Tumor”, bashkë me benefitet e shumta që ofrojnë këto dy siguracione, përfitojnë edhe kryerjen e një mamografie FALAS në dy prej klinikave më të mira në Tiranë.
Dhurojini nënës, motrës, bashkëshortes apo vajzës suaj diçka për të cilën do t’ju falenderojnë gjithë jetën.