8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDy viktima e dy të plagosur nga aksidentet në Lezhë e Sarandë,...

Dy viktima e dy të plagosur nga aksidentet në Lezhë e Sarandë, i mituri përplas për vdekje të moshuarin

Dy viktima dhe 2 të plagosur ishte bilanci i dy aksidenteve. Në Lezhë një 14 vjecar përplasi me makinë një të moshuar, ndërsa në Sarandë, një makinë doli nga rruga.

Një 63 vjeçar humbi jetën në Lezhë pasi motori me të cilin po udhëtonte u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 14 vjeçar.

Aksidenti i rëndë u shënua në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Burbullonjën e Re.

Goditja ishte e fortë dhe Frrok Lika ndërroi jetë menjëherë në vendjgjare, ndërsa makina sqë drejtohej nga i mituri përfundoi jashtë rrugës.

14 vjeçari u shoqërua në ambientet e policisë dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarde të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Ky ishte aksidenti i dytë më pasojë vdekje përgjatë të enjtes.

Një 60 vjeçar mbeti viktimë pasi humbi kontrollin e mjetit në aksin Sarandë-Borsh.

Dy persona të tjerë që udhëtonin si pasagjerë mbetën të plagosur.

19 persona humbën jetën gjatë muajit mars, sipas statistikave të fundit të publikuara nga INSTAT. Ndërsa 99 qytetarë u plagosën në 91 aksidente.

Shkelja e rregullave të qarkullimit është ndër arsyet kryesore të aksidenteve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat