Dy aksidente kanë ndodhur sot në Sarandë dhe Berat ku të dëmtuar kanë mbetur një 65 vjeçar, që uhdëtonte me biçikletë dhe një 26 vjeçare, drejtuese e mjetit.
“Rreth orës 14:00 në vendin e quajtur “Ypsiloni”, automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Th.F., 68 vjeç, ka goditur biçikletën që udhëtonte shtetasi A.M., 65 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës është dëmtuar dhe po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. M, u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasja E. K., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve,” njoftoi policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
LEXO EDHE: 454 të vrarë dhe të plagosur për 4-mujorin/ 69 aksidente rrugore vetëm në prill