Në orët e para të mëngjesit të sotëm ësjtë përfshirë nga flakët lokali në pronësi të Bashkim Rajkut, babai i reperit të njohur Noizy.
Si pasojë e flakëve ka dëmtime të shumta brenda ambjetenve te lokalit i cili ndodhet në zonën e Currilave në Durrës.
Paraprakisht dyshohet se shkak mund te jetë një shkëndijë elektrike.
Informacion paraprak nga Policia e Shtetit:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit Bashkim Rajku.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
LEXO EDHE: Edhe VIP-ave mund tu digjet shtëpia