4.5 C
Tirana
Tuesday, November 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDrejtori i Përgjithshëm i AMF, takim me misionin e Bankës Botërore

Drejtori i Përgjithshëm i AMF, takim me misionin e Bankës Botërore

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete, zhvilloi një takim me ekipin e misionit të Bankës Botërore për sektorin financiar.

Çështjet kryesore të diskutuara gjatë këtij takimi kishin të bënin me ecurinë e tregjeve financiare nën mbikëqyrjen e Autoritetit, masat për menaxhimin e rrezikut të katastrofave, projektligjin e ri për fondet private të pensioneve, si edhe zbatimin e projektit të asistencës me mbështetjen e Bankës Botërore, të financuar nga SECO.

LEXO EDHEAnaliza 2021/ FONDI SIGAL – Më i madhi dhe i besuari në vend, Ponari: Të arrijmë të kemi një impakt të rëndësishëm në jetën e njerëzve

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së vuri në dukje se viti 2021 shënoi rimëkëmbjen e tregjeve financiare nën mbikëqyrjen e Autoritetit, si edhe rikthimin e tyre në trendin rritës. Megjithatë, Autoriteti do të vijojë të tregojë kujdes të shtuar në monitorimin e treguesve kryesorë të shëndetit financiar të shoqërive që operojnë në tregjet nën mbikëqyrje.

Mete theksoi se përgjatë dy viteve të fundit Autoriteti, i mbështetur edhe nga ekspertiza e Bankës Botërore, ka realizuar riformatimin e pjesës kryesore të ligjeve të tregjeve nën mbikëqyrje, si edhe është në fazën finale të plotësimit të akteve nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.

Gjithashtu, është hartuar projektligji i ri për fondet private të pensioneve, i cili realizon një përafrim me Direktivën IORP II të Bashkimit Evropian, si edhe synon të zgjerojë më tej mundësitë e zhvillimit të tregut të fondeve private të pensioneve.

Përfaqësuesit e misionit të Bankës Botërore vlerësuan se përgjithësisht efektet e pandemisë në tregjet financiare ishin të kufizuara dhe situata për momentin parashikohet e qëndrueshme. Megjithatë, situata do të monitorohet në vijimësi, nëse do të ketë efekte të mundshme në të ardhmen. Gjithashtu, ata shprehën gadishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me Autoritetin në funksion të projekteve të asistencës.

LEXO EDHE: AMF, trajnime me profesionistët në sigurime për ndryshimet ligjore dhe rregullatore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat