15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDrejtoresha e ISHP: Pas ndeshjes së djeshme pritet rritje e shifrave të...

Drejtoresha e ISHP: Pas ndeshjes së djeshme pritet rritje e shifrave të pandemisë

Kjo situatë e krijuar në ndeshjen Shqipëri Poloni në Tiranë ku mijëra tifozë ishin në stadium dhe pa u kujdesur të ruanin distancën konsiderohet e rrezikshme nga Instituti i Shëndetit publik.

Sipas kreut të këtij institucioni Albana Fico, rritja e shifrave të pandemisë është e pashmangshme.

Për faktin që shkon tek Arena me 22 mijë tifozë aty dhe pritet nesër çudia, historia. Ajo nuk pritet, pritet të ketë numra më të lartë infeksioni, të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona që vdesin me ato numra që i kemi shpjeguar 100 herë. Çdo njeri vlen, është nëna, baba, motra, vëllai. Çdo njeri që nuk ka bërë asnjë gjë, por ka harruar të bëjë gjënë kryesore, të vaksinohet, mund të jetë aty”.

Në një takim me studentet në Elbasan, Fico bëri edhe njëherë thirrje që qytetarët të vaksinohen për të shmangur fatalitetet. Dhe si argument dha shembullin e Izraelit.

“Në Izrael kemi një popullatë të tërë që është e vaksinuar dhe kemi infektime. Pyetja është ku është Izraeli sot me vdekjet”, është shprehur Fico.

Gjatë fjalës së saj Albana Fico u ndal edhe te pasojat që lë Covid në trupin e njeriut. Fico përsëriti edhe njëherë se vaksinat janë të sigurta dhe disa prej tyre janë drejt certifikimit përfundimtar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat