Dr. Burkhard Gantenbein është zgjedhur Kryetari i ri i Këshillit Mbikqyrës të “UNIQA Insurance Group”.
Zgjedhja e tij u bë në mbledhjen konstituive të Bordit Mbikëqyrës të kompanisë austriake të sigurimeve, e mbajtur ditën e djeshme.
I lindur në Zvicër, Gantebein ka studiuar drejtësi në Universitetin e Zyrihut ndërsa është doktoruar në Universitetin e Freiburgut.
Ai vijoi më tej studimet në menaxhi në Universitetin e St. Gallen (Instituti për Ekonominë e Sigurimeve) dhe në Shkollën e Biznesit në Londër. Ndër të tjera ka qenë anëtar i bordi i “Generali Insurance Group” dhe CEO i “Helvetia Insurance” në Austri.
Dr Burkhard Gantenbein ka qenë anëtar i Bordit Mbikëqyrës të UNIQA Insurance Group AG që nga viti 2017, ndërsa pason në detyrën e re Dr. Walter Rothensteiner. Ky i fundit ka qenë kryetar I Këshillit Mbikqyrës në UNIQA prej 11 vitesh.
Përbërja e re e Bordit Mbikëqyrës të UNIQA Insurance Group AG:
Dr. Burkhard Gantenbein (Kryetar)
Dr. Johann Strobl (Zëvendëskryetar i Parë)
Dr. Christian Kuhn (Zëvendëskryetar i Dytë)
Marie-Valerie Brunner (Zëvendëskryetarja e tretë)
Dr. Markus Andreewitch
Klaus Buchleitner
Ing. Anna Maria D’Hulster
Dr. Mish Elgar
Jutta Kath
Dr. Rudolph Koenighofer
LEXO EDHE: 3-mujori i parë 2023, një sukses për “UNIQA Insurance Group”, Brandstetter: Jemi në rrugën e duhur
Mandati i Bordit Mbikqyrës zgjat deri në vitin 2027.
Grupi UNIQA
Grupi UNIQA është një prej emrave kryesorë të sigurimeve në Austri dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL).
Rreth 21,000 punonjës dhe partnerë ekskluzivë u shërbejnë mbi 16 milionë klientëve në 18 vende.
Me një market share prej rreth 21%, UNIQA është grupi i dytë më i madh i sigurimeve në Austri.
Mbi 16 vite “UNIQA” në Shqipëri
“UNIQA” ishte dallëndyshja e parë nga Europa që vendosi të investojë në tregun financiar shqiptar dhe atë të rajonit dhe sot është më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
23 mars 2007 ishte data do të shenjonte një moment shumë të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe financiare të Shqipëri dhe të tregut të sigurimeve në veçanti: partneriteti “SIGAL – UNIQA Insurance Group”.