Pyetja që po bëjnë të gjithë me ardhjen e dhjetorit, është nëse do të mund të dalin për Vitin e ri dhe Krishtlindjen?!
Për shkak të pandemisë dhe të shifrave të Covid-19 që kohët e fundit janë në rritje kjo gjë ende nuk dihet. Në një intervistë për “Open” Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha:
“Gjithçka do jetë në bazë të shifrave. Në kemi një farë qëndrueshmërie në indikatorë, jo se jemi shumë mirë, por nuk kemi një rritje të madhe të shifrave. Nëse këto indikatorë do ndryshojnë do ketë masa në përputhje me nivelin e indikatorëve. Ajo që duhet të bëjmë ne është vaksinimi dhe maskat”.