23 prilli është Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s.
SIGAL UNIQA Group Austria, marka më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në vend, si kompania më novatore dhe pararojë e zhvillimeve teknologjike ju rikujton se, sot të gjithë kemi mundësinë ta marrim librarinë me vete, kudo dhe kurdo.
Po flasim për “SIGAL AudioBooks”, platforma e parë dixhitale e librave audio në shqip, e cila sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pa asnjë kosto, librat e autorëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj, mbi 300 tituj, ndërsa çdo ditë 50 mijë individë janë përdorues besnikë të platformës.
Regjistrimi është shumë i thjeshtë. Mjafton të shkoni te pjesa e Login dhe me vetëm një adresë e-maili mund të jeni një prej përdoruesve.
Gjithë kjo platformë, gjithë kjo risi vjen falas te dëgjuesi. Nuk duhet të paguash asgjë. Thjesht merrni telefonin, regjistrohuni dhe dëgjoni librin tuaj të preferuar. Çfarëdo lloj libri, roman, poezi… Search titullin e librit, kategorinë ku do të dëgjosh. Mund të jesh fan i historisë, kulturës, shkencës… Ku e ndjeni ju veten më mirë.
Librat në platformën “Audiobooks.al” janë libra të përzgjedhur në bashkëpunim me shtëpitë botuese apo edhe me dëshirën e autorëve. Kooperimi është i thjeshtë. Autori kërkon të ketë një bashkëpunim me ne. Jep gjithë të drejtat e tij mbi librin. E drejta e autorit është kushti bazë. Nuk ka shkelje ligji dhe nuk bëjmë asgjë pa të drejtën e autorit.
Platforma “SIGAL Audiobooks” ka për qëllim ruajtjen, zhvillimin dhe trashëgimin brez pas brezi të gjuhës shqipe. Ndaj dhe ësjtë përqafuar masivisht nga Diaspora.
Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani “SIGAL Audiobooks” në App Store dhe Play Store dhe në këtë mënyrë e merr librarinë kudo me vete, në makinë, udhëtime, punë e kudo tjetër.