Përkeqësimi i motit, i karakterizuar me reshje shiu dhe erë të fortë ka detyruar kapitenerinë të pezullojë sërish lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit në gjirin e Vlorës.
Era është në drejtimin jug-juglindje dhe jugperëndim në forcën 5-6bft 10-15m/s, ndërsa lartësia e dallgëve është 0.50-1.50 metër brenda gjirit të Vlorës dhe në forcën 7-8 bft / 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra jashtë gjirit të Vlorës. Si rrjedhojë Kapiteneria ka ndaluar lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.
Sipas kapitenerisë janë njoftuar të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe janë marrë masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara për parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datës kësaj të premteje.
Trageti i linjës me Italinë do të mbërrijë rreth 7 orë me vonesë për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.
Lexo edhe: “Dallgët e mëdha mbuluan varka, skafe e gomone”, mbroni mjetet lundruese me SIGAL UNIQA
Reshje të dendura shiu e erë e fortë në Tropojë, bien inerte në rrugën nacionale Bajram Curri-Valbonë
Moti i keq me reshje të dendura shiu e erë të fortë ka përfshirë vendin ditën e sotme, duke sjellë problematika në Tropojë.
Si pasojë e stuhisë ka patur rënie inertesh në rrugën nacionale Bajram Curri-Valbonë, në aksin Kukës-Ura e Zapodit Shishtavec si dhe në disa akse të tjera.
Inertet janë pastruar, ndërsa qarkullimi tashmë vijon normalisht në të gjitha akset.
Deri më tani nuk ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.
Korçë, fshati Panarit prej 5 ditësh pa drita! Bora e dendur ka dëmtuar rrjetin e shpërndarjes
Fshati Panarit prej ditës së hënë pa energji elektrike. Për shkak të borës së dendur, disa nga pemët janë rrëzuar duke këputur telat e energjisë, po ashtu duke rrëzuar edhe shtyllat.
Banorët thonë se punonjësit e OSHEE janë duke punuar por është e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit dhe dendësisë së borës.
Lexo edhe: Përfshihet nga flakët makina në Elbasan, ja pse na duhet Sigurimi KASKO
Sinoptikania Porja: Dhjetori me borë, kthehet dimri si para viteve ‘90
Sinoptikania Lajda Porja e ftuar në News 24 tha se kjo fundjavë mbi vendin tonë parashikohet të jetë më reshje shiu.
Ajo sqaron se e shtuna pritet të ketë alternime kthjellimesh, ndërsa dita e dielë dhe e hëna do kenë reshje shiu të konsiderueshme.
E pyetur për dhjetorin në përgjithësi, Porja është shprehur se do kemi një muaj me reshje të bollshme dhe karakteristike është dëbora e cila do jetë shumë e pranishme.
Porja thekson se ky dhjetor kthen dimrin e para viteve ’90, tipik me temperatura të ulta dhe borë.
Lexo edhe: Dimri trokiti, bombulat e gazit përdoren masivisht! Si të parandaloni fatkeqësitë në pronën tuaj