14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDigjet banesa në Durrës, dëme të konsiderueshme/ Jepini prioritet pronës suaj duke...

Digjet banesa në Durrës, dëme të konsiderueshme/ Jepini prioritet pronës suaj duke e siguruar atë

Një banesë është djegur plotësisht paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Zjarri ra në një objekt banimi në zonën e Plazhit, lagjja nr.13 e qytetit bregdetar, ndërsa shërbimi zjarrfikës shkoi në vendin e ngjarjes duke shuar zjarrin dhe bllokuar përhapjen e tij në objektet përreth.

Fatmirëisht nuk ka patur të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.

Dëme të mëdha që lenë pasoja të rënda financiare dhe psikologjike tek çdo i dëmtuar. Sepse të humbasësh banesën apo biznesin në pak minuta teksa për të ke punuar një jetë të tërë, është shumë e vështirë.

Por çdo gjë e ka një zgjidhje. Dhe në tilla raste zgjidhja më e mirë dhe e vetme është Sigurimi i Pronës.

Rasti i sotëm në Durrës nuk është rast i veçuar, të cilin e dëgjojmë rrallë herë. Në Shqipëri dëgjojmë çdo ditë për banesa apo biznese që digjen për shkaqe të ndryshme.

Por dëmet kush i paguan? Pasi të gjithë e dimë se dëmet që le pas një zjarr janë të mëdha.

Për këtë arsye, vazhdimisht kemi apeluar tek qytetarët dhe bizneset që të sigurojnë pronat e tyre si mënyra më e mirë për tu mbrojtur financiarisht në rast ngjarjesh aksidentale, si ky i mësipërmi.

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI I PRONËS NGA ZJARRI?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh, si:

  • Energjia elektrike
  • Shpërthimet e gazit
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt,
  • Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  • Zjarri i ardhur nga fqinji, etj

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Fatmirësisht në Shqipëri, kompanitë e sigurimeve e ofrojnë këtë produkt vullnetar sigurimi me një vlerë të përballueshme nga çdo shtresë e shoqërisë, duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit, ndërsa ofrojnë garanci njësoj si çdo kompani sigurimi në Evropë.

LEXO EDHE: Disa këshilla për sigurinë dhe parandalimin nga zjarri në shtëpi

Sigurimin e Banesës apo Biznesit tuaj tashmë mund ta blini edhe Online, në pak minuta.

Ngjarje të tilla duhet të na sensibilizojnë në sigurimin e pronave që kemi, pasi të papriturat dhe pasojat që lenë pas ato mund të jenë fatale për financat tona.

MOS HARRONI! Sigurimet e bënjë individin shumë të fuqishëm dhe të pavarur. Sepse, ekzistenca e një kontrate sigurimi është shumë më e fuqishme se çdo kontratë tjetër.

E nënshkruar nga të dyja palët ajo gjithmonë do të japë zgjidhje, duke mos e detyruar qytetarin të endet zyrave të institucioneve për të kërkuar ndihmë.

Bota sot është kaq e zhvilluar, kaq e qytetëruar edhe për faktin se sigurimet kanë qenë gjithmonë mburoja e këtyre tregjeve, mburoja e të gjithë pasurive. Sepse janë tregjet e sigurimeve që rikthejnë çdo pasuri në gjendjen e mëparshme, pavarësisht vlerës që mund të ketë dëmi.

Mos Prisni! Sigurohuni sot, nesër mund të jetë vonë…

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat