Dhurimi i gjakut, një mision kaq i rëndësishëm dhe fisnik, prej disa vitesh tashmë është kthyer në një traditë për “UNIQA Macedonia”.
Nën moton “Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë”, i gjithë stafi i kompanisë dhuroi gjak për ti ardhur në ndihmë çdokujt që ka nevojë për të.
Të gjithë, ne, familjarët apo miqtë tanë, kemi pasur nevojë në një moment në jetë për gjak.
Ndërkohë që grupe të tëra shoqërore si të sëmurët apo të tjerë kanë nevojë të vazhdueshme për gjak, ashtu siç kanë nevojë ata që ju nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale apo që pësojnë aksidente.
Qëllimi i këtij aksioni, ku mori pjesë i gjithë stafi i “UNIQA Macedona”, përfshirë edhe Drejtorin e Përgjithshëm z. Driton Azizi, është nxitja, përmes shembullit personal, i qytetarëve dhe koorporatave të tjera në dhurimin e gjakut, për të ndihmuar kështu në shpëtimin e jetës.
DHURONI GJAK, BËHUNI HEROI I DIKUJT QË KA NEVOJË PËR JU!
Kompania e sigurimeve “UNIQA Macedonia”, pjesë e SIGAL UNIQA Group, prej 18 vitesh në tregun maqedonas të sigurimeve, ka shënuar suksese të jashtëzakonshëm ndërsa ka ditur t’ju shërbejë klientëve mirë, t’ju japë produktin e nevojshëm që ata duan.
Kompania ka qenë gjithmonë afër klientëve, jo vetëm kur marrin primin por veçanërisht kur ata kanë nevojë dhe kur duhet paguar dëmi.
Ajo ka ditur gjithashtu të jetë edhe pranë komunitetit me aktivitete të ndryshme ku ka marrë pjesë ose ka sponsorizuar.
UNIQA MACEDONIA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU