Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër të shoqëruara me shtrëngata.
Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës dhe Lezhë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 15 °C
në vendet e ulëta: 8 / 15 °C
në vendet malore: 2 / 9 °C
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.
Kujtojmë këtu se më 1 janar, si pasojë e reshjeve intensive, shumë rrugë të qytetit të Shkodrës u përmbytën.
Por si parashikohet të jetë java e parë e muajit janar?
Në një intervistë për Abc, ai ka treguar se deri ditën e shtunë do të mbetemi nën ndikimin e motit të paqendrueshëm.
Sipas meterologut, nga dita e diel do të kemi ndryshim të masave ajrore.
“Ka nisur janari në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat kanë krijuar mundësi për reshje shiu herë pas here në formën e rrebesheve, të fokusuara në zonat veriore. Pritet që deri ditën e shtunë të mbetemi nën ndikimin e motit të paqendrueshëm, duke bërë që vranësirat e shpeshta të jenë prezente dhe të krijojnë mundësi për reshje shiu. Ndërkohë, pritet që temperaturat të jenë të larta.
Ditën e shtunë në fakt pritet të kemi dhe problematikë parametrin e erës.
Në fakt, përsa i përket janarit, sinjalet janë që duke filluar nga dita e dielë të kemi ndryshim të masave ajrore. Do të kemi masa ajrore të ftohta, të cilat do të zbresin nga veriu i kontinentit europian drejt jugut duke prekur kështu dhe vendin tonë, gjithashtu duke bërë që të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Do të fillojë rënia e tyre që nga dita e diel”, u shpreh Osmani.
LEXO EDHE: Nga sigurimet më të nevojshme tek pensioni privat/ Si ta nisim vitin me “këmbën e mbarë”