15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDëmet nga moti i keq/ Edhe në Maliq breshëri bëri “masakër” në...

Dëmet nga moti i keq/ Edhe në Maliq breshëri bëri “masakër” në bujqësi. Ja zgjidhja që mungon

Mbi 60 % e mollëve në fshatin Burimas, në bashkinë e Maliqit, janë dëmtuar nga breshëri i ditëve të fundit ndërsa dhjetëra familje fermere kanë pësuar dëme të konsiderueshme ekonomike.

Në këtë fshat janë rreth 200 ha sipërfaqe me mollë të dëmtuara ndërsa fermerët përballen me të njëjtin fenomen për të tretin vit radhazi.

Situata për ta tani është bërë e pa menaxhueshme ndaj pohojnë se e vetmja mundësi u mbetet emigrimi për shkak se Shqipëria ka politika të pamjaftueshme për mbrojtjen e prodhimit bujqësor.

Breshëri i tre ditëve më parë dëmtoi qindra fermerë në të gjithë qarkun e Korçës, në një kohë kur ata prisnin vjeljen e tyre.

 Sigurimet e Bujqësise dhe Blegtorisë

Tregu i sigurimeve në Shqipëri është i konsoliduar dhe ofron të gjitha llojet e mbulimeve për bujqësinë. Këto sigurime i mundësojnë çdo fermeri të mos ndjehet i rrezikuar financiarisht nga fatkeqësitë natyrore.

“Sigurimet mbulojnë jo vetëm rreziqet katastrofike që janë të përcaktuara, por edhe sasinë e prodhimit në çdo vit. Kjo është një eksperiencë e madhe në botë. Ne jemi vend i vogël që ka më shumë potencial dhe mundësi manovrimi dhe gjetje rrugësh për ta bërë këtë. Është thjesht ndërtimi i programeve dhe strategjive për ta mbështetur dhe për t’i dhënë mundësi fermerit”, do të shprehej në një intervistë Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA.

“Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë” nga SIGAL UNIQA Group Austria

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

Pse Sigurohet?

Ndonjë ngjarje ndonëse e rrallë e çon fermerin drejt falimentimit pasi thith të gjithë fondet.

Mos përballimi i disa humbjeve sidomos vitet e para. Në periudha të vështira financiare preken fondet rezerve duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë tuaj.

Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?

  • Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)
  • Cilësinë e prodhimit
  • Rendimenti i prodhimit
  • Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.

Për të shmangur çdo rrezik që cënon pasurinë tonë, duhet të zgjidhni vetëm një emër, SIGAL UNIQA, e cili blen rreziqet tuaja duke ju dhënë siguri dhe qetësi.

Për çdo pyetje mund të shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat