Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore e zinxhirë, pasi trashësia e dëborës në rrugën Qafë Thorë-Theth shkon mbi 1 metër.
ARRSH bën me dije se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale.
Njoftimi i ARRSH:
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, është punuar me mjete e punëtorë për ta bërë të aksesueshëm dendësia e dëborës mbi m
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.