Në prag të valës tjetër të pandemisë korona varianti Delta po rimbush në Shqipëri shtretërit dhe autoritetet lënë në fuqi masat kufizuese.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se vjeshta dhe dimri mund të jenë të vështira për Shqipërinë nga vala tjetër e pandemisë së.
“Lufta nuk ka mbaruar. Varianti Delta sapo ka nisur të rimbushë shtretërit”, tha Rama.
Paralajmërimi për kohë të vështira për shkak të përhapjes së shpejtë gjatë këtij muaji të variantit Delta bëhet kur numri i rasteve të reja, të infektuara me këtë variant arriti në 24 orët e fundit në 800 të prekur, shifra më e lartë gjatë kësaj vere, e afërt me pikun e pandemisë, në mars të këtij viti dhe numri i viktimave në 24.
Një përhapje e tillë e virusit Delta u reflektua këtë muaj edhe në përfshirjen e Shqipërisë nga Departamenti Amerikan i Shtetit ndër vendet me nivel të lartë të infektimit me variantin Delta dhe në paketën e udhëzimeve për qytetarët amerikanë që udhëtojnë drejt këtyre vendeve.
Por në një situate të tillë, frike dhe pasigurie për shëndetin, cilat janë produktet që ofron SIGAL UNIQA?
Ne në SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në rajon, punojmë nën moton “parandalimi është më mirë se kurimi”, ndaj u vijmë qytetarëve me paketat më të mira të Sigurimit të Shëndetit.
Tashmë SIGAL UNIQA ka sjell në treg shërbimin mjekësor dhe teknologjik më të avancuar: “TELESHËNDET”.
AVANTAZHET E SHËRBIMIT “TELESHËNDET”
Shërbimi i Teleshëndetit që mundëson takimet me video apo me telefon ndërmjet një pacienti dhe doktorit është njëherësh një avantazh për pacientët, doktorët, shëndetin, rehatinë dhe përshtatshmërinë. Ofrimi i takimeve virtuale u shfaq veçanërisht si një domosdoshmëri edhe më e madhe gjatë pandemisë COVID-19.
Teknologjia e përmirësuar e ka bërë marrjen e kujdesit shëndetësor më të lehtë, madje edhe për ata të cilët nuk janë edhe aq të dhënë pas teknologjisë apo kompjuterit.
Sot pacientët mund ta përdorin teleshëndetin nëpërmjet platformave të disponueshme online dhe aplikacioneve në celular ku ata mund të kërkojnë një takim virtual me një mjek të liçensuar.
Më në detaje, disa nga avantazhet kryesore të Shërbimit të Teleshëndetit përfshijnë:
Rehatinë dhe përshtatshmërinë
Me Shërbimin e Teleshëndetit në celularin apo komjuterin tuaj, ju nuk keni më përse të shkoni tek zyra e doktorit apo tek një klinikë apo të mbani rradhë kur jeni sëmurë. Ju mund të këshilloheni me doktorin tuaj nga rehatia e shtratit apo divanit në shtëpinë tuaj. Vizitat virtuale mund të jenë më të lehta për t’i përfshirë në axhendën tuaj ditore. Me Shërbimin e Teleshëndetit, në varësi të axhendës suaj ditore, ju madje mund të mos duhet të merrni, për shembull, leje nga puna për të shkuar që të organizioni kujdesin shëndetësor për të cilën mund të ketë nevojë fëmija(ët) tuaj.
Kontrollin e sëmundjeve ngjitëse
Për të ndihmuar me parandalimin e përhapjes së COVID-19, të gripit dhe të sëmundjeve të tjera ngjitëse, pacientët dhe doktorët mund të përdorin takimet virtuale përmes Shërbimit të Teleshëndetësisë për të këshilluar dhe monitoruar gjendjen e pacientëve me sëmundje të mundshme ngjitëse. Kjo i kursen gjithashtu pacientëve të sëmurë që të paraqiten deri në klinikë. Kjo do të thotë gjithashtu më pak ekspozim virusesh ndaj njerëzve të tjerë, veçanërisht atyre me sëmundje kronike, grave shtatëzëna, të moshurarve dhe njerëzve me një sistem imunitar të dobët.
Për një vlerësim mjekësor më të mirë
Shërbimi i Teleshëndetit është në avantazh të disa doktorëve të specializuar sepse ata do t’ju këshillojnë në mjedisin e shtëpisë suaj virtualisht. Për shembull, specialistët e alergjisë mund të jenë në gjendje që të identifikojnë disa ide mbi alergjinë tuaj duke parë se çfarë ju rrethon në mjedisin e shtëpisë suaj. Neurologët dhe terapistët fizikë dhe profesionalë mund të vëzhgojnë dhe vlerësojnë aftësitë tuaja për t’u kujdesur për vetveten në shtëpinë tuaj. Shërbimi i Teleshëndetit është gjithashtu një mënyrë e mirë për të marrë vlerësim dhe këshillim lidhur me shëndetin mendor.
Një shërbim për të gjithë familjen
Shërbimi i Teleshëndetësisë mund të përdoret jo vetëm nga një individ, por nga të gjithë anëtarët e familjes.
Menaxhimi më i mirë i kujdesit shëndetësor parësor dhe i kushteve mjekësore kronike
Vizitat e rregullta me doktorët e kujdesit parësorë të tillë si ata që janë të specializuar për kujdesin shëndetësor ndaj familjes, mjekësinë e brendshme dhe pediatrinë, janë thelbësore për shëndetin e familjes suaj. Shërbimi i Teleshëndetit e bën më të lehtë për t’u lidhur dhe këshilluar me një doktor të lineçensuar. Takimi virtual ju kursen burokraci, kohë dhe para!
Për një kujdes shëndetësor më të mirë dhe më të shpejtë👇
➡SHKARKONI APLIKACIONIN NË👇:
https://sigal.com.al/teleshendet/
Sigurimi Privat i SHËNDETIT
Po jetojmë kohë të vështira dhe e vetmja gjë, për të cilën na është bërë dhe shprehi sot është, “kryesora është të kemi shëndetin”.
Uroj që edhe ju të mos keni probleme me shëndetin, por kur kemi shqetësime apo sëmundje secilit prej nesh i duhet të shkojë në spital për të bërë ekzaminime, konsulta me mjekët dhe të marrë trajtimin që i nevojitet. Dhe të gjitha këto kushtojnë shumë.
Për të mos harruar rastet kur na duhet të bëjmë operacione apo mjekime jashtë Shqipërisë, të cilat janë edhe më të papërballueshme për pjesën më të madhe prej nesh, që kemi të ardhura mesatare.
Kur sëmuremi duhet të përqëndrojmë të gjitha energjitë tona për përballimin e saj dhe të mos stresohemi edhe më shumë për gjetjen e parave për tun përballur me të gjithë kalvarin që na duhet të ndjekim nëpër spitale.
Që të evitojmë të gjithë këtë stres të madh financiar, na ndihmon Sigurimi Privat i Shëndetit nga SIGAL UNIQA Group Austria.
Duke blerë Sigurimin Privat të Shëndetit tek SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, ju do të keni mbulime financiare nga 10 mijë euro dhe deri në 500 mijë euro në vit.
Ju mund të zgjidhni të shkoni në spitalet apo klinikat private në Shqipëri, ose të shkoni në spitalet më të mira në Austri, Turqi, Itali dhe kudo në Europë apo botë.
Sigurimi Privat i Shëndetit tek SIGAL UNIQA ju mbulon çdo gjë, duke filluar që nga analizat rutinë, chek-up që është aq i domodoshëm për të parandaluar shumë sëmundje, shtrimet në spitale, operacione të ndryshme, dhe deri tek ilaçet dhe terapia e rekomanduar nga mjeku.
Sigurimi Privat i Shëndetit tek SIGAL UNIQA ju mbulon shpenzimet edhe në rast të sëmundjeve kritike malinje; ju mbulon edhe shpenzimet për shtatzaninë dhe shpenzimet dentare.
Çdo gjë që ka lidhje me shëndetin mbulohet nga Sigurimi tek SIGAL UNIQA, mjafton që ju të zgjidhni paketën e sigurimit që ju nevojitet duke patur parasysh edhe buxhetin që keni. Sepse SIGAL UNIQA ka sigurime të personalizuara për shëndetin për çdo klient, në varësi të nevojës dhe buxhetit që ai ka.
Mos e lini shëndetin tuaj dhe të familjes tuaj në mëshirë të fatit. Siguroni shëndetin Tuaj dhe të familjes tuaj tek SIGAL UNIQA, dhe mos mendo për asgjë tjetër.
Nëse dëshiron të sigurohesh ka vetëm një emër: SIGAL UNIQA GROUP Austria.
Sigurimi Nxënës dhe Studentë
Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë
Shkolla dhe universiteti janë një prej aventurave më emocionuese dhe më të rëndësishme të jetës. Ai që do të jesh nesër varet nga ajo që mëson dhe studion sot.
Ndaj dhe ne jemi këtu për t’ju siguruar që të fokusoheni te studimet pa u shqetësuar në rast se përballeni me të papritura shëndetësore.
Plani ynë i Kujdesit Shëndetësor është një përshtatje e mirë për nxënësit, studentët dhe familjarët e tyre pasi ofron fleksibilitet, përballueshmëri dhe qetësi mendore, duke ju lënë të lirë të fokusoheni vetëm te librat.
Paketat tona të sigurimit shëndetësor janë krijuar për të mbuluar nevojat tuaja mjekësore, duke siguruar që të keni një mbulim gjithëpërfshirës kur keni më shumë nevojë, pa harruar edhe mbulimin për trajtimin e COVID-19.
Sigurimi i përgatitur nga SIGAL UNIQA mbulon të gjitha llojet e procedurave të diagnostikimit dhe trajtimit që mund të keni nevojë si dhe shpenzimet tuaja shëndetësore që do të ndodhin si rezultat i një aksidenti ose sëmundjeje të papritur, në klinikat dhe spitalet më mira dhe pa u shqetësuar financiarisht.
PAKETA E SIGURIMIT PËR NXËNËS DHE STUDENTË
– Paketa e sigurimit për nxënës dhe studentë siguron prindin dhe fëmijën njëkohësisht.
– Në rast se prindi humbet jetën, fëmijës i jepet një dëmshpërblim prej 5 milionë lekësh për të përballuar vështirësitë e para të paguar pa vëshitrësi tarifat vjetore të shkollimit.
– Në rast se fëmija sëmuret gjatë vitit të sigurimit, faturat mjekësore në spitale private deri në 1 milion lekë në vit paguhen nga SIGAL UNIQA.
– Në këtë paketë përfshihen vizitat me mjekët specialiste, diagnostifikimi, ilaçet e rekomanduara nga mjeku, shtrimi në spital etj).
Po teksa infektimet e reja me COVID-19 rriten çdo ditë, çfarë ofron SIGAL UNIQA?
I pari dhe i vetmi sigurim shëndeti privat Anti-Covid në Shqipëri ofron:
– 3 mijë lekë në ditë shpërblim në rast se shtrohesh në spital për COVID për një periudhë deri në 20 ditë
– 2 mijë lekë në ditë shpërblim nëse kurohesh në shtëpi për COVID deri ne rezultatin e tamponit të dytë negativ për maximumi 20 ditë.
– 20 mijë lekë në vit shpenzime për ilaçet e nevojshme për kurimin nga virusi COVID të rekomanduara nga mjeku.
– Me siguracionin shëndetësor Anti COVID nga SIGAL UNIQA dhe mjekun në telefon ju mund të këshilloheni me mjekun specialist 24 orë me video ose telefonatë për çdo shqetësim që do të keni.
– Mjeku 24 orë në dispozicionin tuaj.
– Sigurimi Anti Covid përfshin edhe shpërblim 1 milion lekë të reja në rast humbje jete.
Po unë që dua të studioj jashtë Shqipërisë?
SIGAL UNIQA Group Austria ka menduar edhe për ty me paketën e Sigurimit për “Studentët Jashtë Shqipërisë”.
Ky sigurim është për të gjithë personat që udhëtojnë për të punuar apo studiuar jashtë Shqipërisë: universitet, master, doktoraturë, specializim etj.
Çmimi dhe mbulimet e këtij sigurimi janë në varësi të shtetit ku ju do të shkoni për të studiuar.
Këto sigurime mund të blihen edhe online duke hyrë në: www.sigal.com.al
Ju kujdesuni për rezultatet në mësime, ne kujdesemi për shëndetin e tyre.
Nëse dëshironi të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA
Jetoni më mirë me “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA Group Austria
Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme janë shndërruar në një kërcënim global. Çdo vit në të gjithë botën, vdesin para moshës 70-vjeçare rreth 15 milionë njerëz si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, kancereve, diabetit dhe mbipeshës.
Sipas një studimi të Bankës Botërore, 93.1% e shqiptarëve janë të riskuar nga këto sëmundje, pa harruar këtu edhe pandeminë Covid-19, që vijon të mbajë mbërthyer mbarë globin.
Por zhvillimet në fushën e mjekësisë kanë bërë që shumë pacientë të shërohen plotësisht, pavarësisht diagnozës që kanë patur.
Trajtimet e avancuara si: Transplanti i palcës së kockës, transplanti i mëlçisë, ndërhyrjet miniinvazive në kokë apo ndërhyrjet në zemër po realizohen gjithmonë e me më shumë sukses.
Nëpërmjet paketës së sigurimit “Jetë Plus”, SIGAL UNIQA Group Austria ju mbulon shpenzimet për një trajtim me procedurat më të avancuara mjekësore, por jo vetëm.
“Jetë Plus” ofrohet për çdo grupmoshë nën 65 vjeç, me tarifa të përballueshme. Vetëm 31.000 lekë në vit për të rriturit dhe 20.000 në vit për minorenët.
Ndaj mos u frikësoni nëse diagnostikoheni me një sëmundje serioze. Mos mendoni as për të gjetur mjekun më të mirë apo për shpenzimet financiare.
Ju mendoni se kë të afërm do të merrni me vete për t’ju shoqëruar gjatë trajtimit mjekësor pasi udhëtimi jashtë vendit, bileta e avionit, hoteli dhe dietat për të gjitha ditët e qëndrimit mbulohen nga SIGAL UNIQA Group Austria.
Jetoni më mirë me “Jetë Plus”
Për çdo informacion vizitoni www.sigal.com.al telefononi në numrin whatsapp 068 60 62 829 ose vizitoni çdo degë të SIGAL UNIQA në qytetin tuaj
Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër: SIGAL UNIQA Group Austria.