Pandemia Covid-19 i rriti kostot spitalore për ditë qëndrimi deri në 90% për qind gjatë vitit 2020, sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).
Rritja erdhi për shkak të shtrimeve të ulëta në spitale, ku për rrjedhojë i njëjti numër mjekësh dhe infermieresh trajtuan më pak pacientë në vitin 2020, në raport me vitin 2019.
Pandemia përqendroi aktivitetin e shëndetësisë në trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që kërkesa për shërbime e patologjive të tjera shënoi rënie të dukshme për shkak të masave kufizuese.
Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit?
Sipas të dhënave zyrtare nga FSDKSH. kosto mesatare për ditë qëndrimi në spitalet në nivel Rajonal ishtë 16.8 mijë lekë në vitin 2020, nga 11,3 mijë lekë që ishte me 2019 me një rritje më shumë se 50%.
Kosto mesatare për Ditë qëndrimi në spitalet nivel Bashkiak është 18.4 mijë lekë., nga 10,7 mijë lekë që ishte me 2019 me një rritje gati 80%.
Kosto mesatare për Ditë qëndrimi në 3 spitalet nivel Universitar është 21.5 mijë nga 12 mijë lekë që ishte me 2019 me një rritje mbi 90%
Në spitalet rajonale në vitin 2020 kosto mesatare për ditë qëndrimi është më e lartë për Spitalin Vlorë me 33.2 mijë lekë, pasi numri i ditëve të shtrimit në spital, është më i ulët krahasuar me spitalet e tjera rajonale.
Lexo edhe: Përse na duhet një Sigurim Privat Shëndeti