Pikat e testimit për Covid-19 në qendrat shëndetësore prej kohësh kishin rënë në qetësi. Stina e verës dhe ardhja e shumë turistëve rriti rastet me koronavirus në vend, por njëherësh edhe testimet.
Një pacient prej ditësh ka shfaqur gjendje rrufe, dhimbje fyti, temperaturë dhe lodhje. Referuar këtyre shenjave, mjeku i familjes i rekomandoi testin e shpejtë për Covid, por doli negativ.
Megjithatë, mjekët thonë se këtë javë 40% e pacientëve që kryejnë testin e shpejtë rezultojnë të prekur nga Covid-19.
Rikthimi i fëmijëve në shkolla dhe ndryshimet e temperaturave në vjeshtë pritet të shtojnë rastet me Covid krahas virozave të tjera në qarkullim.
Rastet pozitive në këtë periudhë janë shumë më të larta e shifrat zyrtare pasi jo të gjithë i drejtohen testit të shpejtë.
Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin janë kryer 2 mijë testime për Covid-19 dhe afro gjysma kanë dalë pozitiv.