8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇmimi rekord i naftës/ Zbardhet skema e përcaktimit të çmimit deri te...

Çmimi rekord i naftës/ Zbardhet skema e përcaktimit të çmimit deri te qytetarët

Nxjerrja e naftës dhe tregtimi në bursa kanë bërë që ari i zi të shkëmbehet sot me 125 dollarë për fuçi. Por ky nuk është çmimi me të cilin janë furnizuar pikat e karburanteve në Shqipëri. Kjo pasi ato kanë pasur gjendje në magazinat doganore, të krijuar me çmim të vjetër më të ulët.

Po le të shpjegojmë skemën se si funksionon shpërndarja e naftës në vendin tonë:

Importuesit e karburanteve e blejnë naftën që vjen në portin e Durrësit bazuar mbi një çmim reference me atë të bursës përmes faturave të importit nga subjektet furnizuese. Në momentin që nafta hyn, importuesi paguan 20% TVSH të vlerës së mallit.

Nafta futet më pas në magazinat doganore të subjektit. Prej këtu, një pjesë e saj shpërndahet në pikat e pakicës, që mund të jenë në pronësi të vetëm importuesit, apo edhe pika të tjera që ky i fundit thjesht i furnizon në bazë të kontratave dhe duke garantuar kështu dy herë fitim.

Ndërkohë që një pjesë e naftës së re qëndron në magazinat doganore për të rifreskuar rezervat. Në momentin që nafta del për shpërndarje paguhet akciza 37 lekë për litër, ndërsa kur mbërrin në pikën me pakicë, paguhen edhe 7 taksat e tjera përfshi TVSH 20%.

Ekspertët shpjegojnë se rritja e menjëhershme e çmimit në të gjitha pikat dhe thuajse në të njëjtën masë që është vërejtur ditët e fundit, ka ndodhur për shkak të një oligopoli, ose e thënë ndryshe marrëveshje të fshehtë të pikave të pakicës për të rritur marzhin e tyre të fitimit, duke fiksuar çmimin.

Ekspertë shpjegojnë se duhen kontrolle nga Autoriteti i Konkurrencës për të garantuar konkurrencën e ndershme në treg dhe për të mbrojtur konsumatorët. Pasi përveç taksave, në rritjen e çmimit po ndikojnë edhe abuzimet. /A2CNN

LEXO EDHE: Lufta në Ukrainë, Rama tregon skenarin më dramatik: Mund të…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat