Masa e pensionit për moshën e tretë në vend duket se nuk ecën paralel me çmimet në rritje dhe shtrenjtimin e kostove të jetesës në tërësi.
Por sa “paguhet” një pensionist në Shqipëri?
PSE JANË TË RËNDËSISHËM FONDET E PENSIONEVE PRIVATE
Ekspertët e pensioneve prej kohësh kanë bërë thirrje që skema e pensioneve private të jetë e detyrueshme edhe në vendin tonë.
Shembulli më i mirë për të ilustruar këtë është shteti fqinj, Maqedonia e Veriut, e cila para 10 vjetësh, ndërmori një reformë duke futur në sistemin e përgjithshëm të pensioneve edhe pensionet private, vetëkapitalizuese.
Kontributin e sigurimeve shoqërore Maqedonia e Veriut e ka 21%. Ajo ndau nga skema e sigurimeve shoqërore 7% që e kaloi në skemën e pensioneve private dhe 14% i la në skemën shtetërore. Pra çdo qytetar maqedonas derdh dy kontribute, një në skemën shtetërore dhe një në skemën individuale, private. Dhe kur dalin në pension do të kenë dy pensione.
LEXO EDHE: Tjetër lehtësi nga Fondi SIGAL/ Paguaj kontributin për pension privat direkt me e-banking
Niveli i ulët i pensionit shtetëror në Shqipëri ka bërë që shumë qytetarë ti drejtohen Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL.
Ky i fundit, falë produkteve më të mira në treg, ju jep mundësi klientëve të tij, që vijnë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, të mund të kenë një pleqëri sa më të qetë financiarisht.
SIGAL, FONDI MË I MADH I PENSIONEVE VULLNETARE
Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL është fondi më i madh në Shqipëri, bazuar në numrin e aseteve.
Raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, mbi ecurinë e tregut të pensioneve private në Shqipëri për 3-mujorin e parë 2022, tregonte se Fondi SIGAL ze 45% të tregut.
Sipas AMF, nga rreth 4.8 miliardë lekë asete që administrojnë 4 fondet e pensioneve në Shqipëri, 2.2 miliardë i janë besuar pikërisht Fondit SIGAL.
AVANTAZHET E INVESTIMIT NË FONDIN SIGAL
- Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.
- Aktiv prej vitit 2006 dhe lider në tregun e pensioneve private
- Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.
- Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.
- Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.
- Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.
- Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.
- Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj.
- Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.
- Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.
- Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e:
a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;
- Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
- Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.
- Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar KËTU
- Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al
Për çdo informacion apo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:
Tel: +35544511666
Email: [email protected]