2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Çmenden" çmimet edhe në Jug/ Apartamentet arrijnë deri në 3500 €/m²

“Çmenden” çmimet edhe në Jug/ Apartamentet arrijnë deri në 3500 €/m²

Apartamentet nuk po shiten në ajër vetëm në bregdetin e Durrësit, siç po ndodh me pronat e projektit të “Durrës Yahts Marina”, por edhe në disa resorte që pritet të zhvillohen në jug të vendit, por edhe në njësi të tjera të pasurive të paluajtshme.

Çmimet e apartamenteve në resortet e jugut sipas zyrave të shitjeve variojnë nga 2,000 deri 3,500 euro për metër katror.

Kërkesa për blerje apartamentesh në jug është më e lartë se për vilat.

Blerjet e apartamenteve po rrisin edhe më shumë trendin e zhvillimit të modelit për investim të dhënies së tyre nëpërmjet qiradhënies, ku faktorët avantazhues mbeten fluksi i lartë i turistëve, çmimet e qirave dhe brandet e hoteleve që investitorë kanë sjellë në resorte.

Nga zyra e shitjeve të kompanisë “Concord Investment” u pohua për Monitor se resorti “Marina Bay Saranda” pritet të fillojë së shpejti dhe investitori ka si referencë shitjeje çmimin rreth 3,200-3500 për metër katror.

Blerësit potencial që kanë paraqitur kërkesë janë kryesisht të huaj të gërshetuar me blerës vendas profesionist të lirë që çmojnë Sarandën si destinacion turistik. Çmimet e qirave të apartamenteve janë rreth 400-500 euro nata në resorte të tilla me 5 yje të cilët janë në ndërtim e sipër”, u pohua nga zyra e shitjeve të “Concord Investment”.

Resorti “Marina Orikum” investim që ka ardhur në kohë e projektuar dhe zhvilluar nga ana e një investitori italian, sot është në plan-zhvillimi me Vila Marinë dhe Apartamente Marinë, të pozicionuara brenda një Marinë.

Sipas “Concord Investment” çmimi i apartamenteve ekzistuese varion në varësi të pamjes nga 2,000 deri ne 2,500 euro/m2.

Ndërkohë në investimin e ri atë të godinave të reja me standarde bashkëkohore çmimet fillojnë nga 2,500 euro/m2 deri ne 2,800 euro/m2 dhe 3,000 euro/m2 në varësi të pamjes panoramike (pent-house).

Për të dyja projektet ka kërkesa fillestare për prenotime dhe investitori është duke studiuar të ofrojë këto nivele çmimesh”, nënvizohet nga zyra e shitjeve.

Resorti “San Nicolas Residences” në Palasë është drejt përfundimit dhe sipas zhvilluesit të projektit, “Alba Investim” çmimi për apartamentet nisin nga 3,000 euro/m2.

Zyra e shitjeve thekson se kërkesa është e lartë dhe blerësit janë kryesisht “profesionistë të lirë”, noter, doktor, biznese, shqiptarë nga diaspora të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë potencialet që ka aktualisht zona, në trend për sa i përket blerjes për investim.

“Çmimet e qirave janë minimalisht 500 euro/nata për apartamentet dhe tendence 700-1000 euro/nata për vilat”.

Ndërsa në resortin “Santorini Recidence” në Palacë referuar publikimeve të agjencive imobiliare çmimet e apartamenteve variojnë nga 2,500 deri 2,700 euro për metër katror.

Kërkesë e lartë edhe për apartamente, shpesh në cash

Kërkesa mbetet e lartë në përgjithësi për bregdetin e jugut, edhe për apartamentet, sipas operatorëve të tregut.

Sipas tyre, në shumë raste blerjet bëhen edhe me para në dorë, duke ndikuar në rritjen e ofertës për valutë.

Çmimet fillojnë nga 1500-1700 euro për metër katror në zonën e Vlorës, për tu rritur më pas në varësi të pozicionit dhe llojit të pronës, deri në nivelet e 3500 euro, dhe tendenca është gjithnjë në rritje për shkak të zhvillimeve të pritshme në infrastrukturë, çka po përshpejton dhe më shumë blerjet.

LEXO EDHE: 5 minuta për tu djegur, 1 minutë për ta siguruar

Krahas blerjeve cash, ka dhe shumë të huaj që po e preferojnë bregdetin e jugut teksa çmimet, pavarësisht rritjes, janë më të lira se në vendet e tjera bregdetare të rajonit, si në Kroaci, ku për shembull në Dubrovnik sipas një kërkimi në internet në zonat e mira luhaten mes 4000-6000 euro/m2, apo në Budva ku shiten deri në afër 4 mijë euro/m2.

LEXO EDHE: Shpërthen bombola e gazit në Tiranë dhe Pogradec, tërmet në Elbasan/ 6 arsye pse nevojitet Sigurimi i Pronës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat