Sigurimi i Jetës është një nga gjetjet më të mrekullueshme të njerëzimit.
Është i vetmi mjet që qindarkat i kthen në miliona para, duke i ofruar ato atëherë kur nevojiten më tepër. Dhe sigurimi i Jetës është nga të paktat gjëra që individi nuk e blen për vete, por për personat që ai ka më të shtrenjtë.
Në thelb, një policë sigurimi jete nënkupton jetën ekonomike të humbur të një individi, në rast të ndodhjes së ngjarjes së sigurimit, pra ndarjes nga jeta të të siguruarit. Por jeta e një individi nuk çmohet dot në para.
Atëherë si mund të arrijmë në një përfundim monetar për vlerën e jetës?
Në konceptin e sigurimeve, “Shuma e Sigurimit” është përfitimi që pasardhësit e të siguruarit përfitojnë në rast të ndarjes nga jeta të të siguruarit gjatë kohës që polica e sigurimit është në fuqi.
Sigurimi i Jetës për Kredi
Sigurimi i Jetës për Kredi ofrohet për personat që marrin kredi në bankë dhe i mbron ata dhe familjarët nga rrreziku i mos shlyrjes së hua-së si pasojë e humbjes së jetës së kredimarrësit.
Ky sigurim garanton çlirimin e familjes të të siguruarit apo ortakëve të biznesit nga detyrimi bankar, pasi kompania e sigurimit merr përsipër, në rast humbje jete, të shlyejë shumën e pakthyer të kredisë, duke lehtësuar në këtë mënyrë detyrimin financiar që do të rëndonte mbi ta.
- Mbrojtje për familjen
- Sigurim jete për të shlyer kredinë
Sigurimi i Jetës i Kombinuar me Afat
Përmes Sigurimit të Jetës së Kombinuar me Afat përfitohet pagesë 100% të shumës së sigurimit për familjarët, në formën e një shume të vetme dhe të menjëhershme, nëse i siguruari humb jetën brenda periudhës së sigurimit.
Ky sigurim mund të kombinohet me mbulime shtesë, si:
- Sëmundje Kritike
- Aksidente Personale
- Sigurimi Shëndeti “Cash Plan”
SIGAL Life u themelua në 30 Gusht 2004 dhe u autorizua nga Autoriteti Mbikqyrës i Sigurimeve për kryerjen e sigurimeve të jetës.
Që prej vitit 2008 Kompania operon nën emrin “SIGAL Life UNIQA GROUP AUSTRIA” dhe ofron një gamë të gjerë produktesh sigurimi për të gjitha klasat e jetës.
SIGAL Life UNIQA kryeson tregun shqiptar të sigurimeve të jetës duke zotëruar 45%.
Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria mbetet kompania numër 1.
Nëse 4 kompanitë që operojnë në tregun e sigurimeve të Jetës, për 4-mujorin e parë të vitit, kanë paguar në total 80,6 milionë lekë, vetëm SIGAL LIFE ka paguar mbi 35 milionë lekë dëmshpërblime te klientët e saj.
Për më shumë informacione mbi produktet që ofron SIGAL LIFE UNIQA Group Austria klikoni në faqen zyrtare të kompanisë në internet: www.sigallife.al
Ose shkruani në [email protected]