15.5 C
Tirana
Monday, September 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCEO i "SIGAL UNIQA" feston sot ditëlindjen/ Sa vjeç mbush Avni Ponari

CEO i “SIGAL UNIQA” feston sot ditëlindjen/ Sa vjeç mbush Avni Ponari

Një njeri që e njeh mirë riskun, di edhe të ofrojë sigurinë e duhur! Dhe pikërisht, ai njeri që është përballur me vështirësitë e natyrës kur lundronte deteve si kapiten, qëndron sot në pararojë të tregut të sigurimeve në Shqipëri…

Një njeri që dashuron sfidat dhe risitë ndaj dhe sot disa prej produkteve më unike të tregut të sigurimeve si: “Jetë Plus“, “Sigurimi anti-Tumor“, “Teleshëndet” etj mbajnë firmën e tij. Pa harruar aplikacionet e ndryshme si “Shqipëria LIVE”,  “Audiobooks.al” apo Klinikën e parē dhe të vetme lëvizëse në Shqipëri e rajon, “SIGAL UNIQA Vital Truck“.

Po flasim për z.Avni Ponari, emër shumë i njohur i biznesit, sportit dhe njëkohësisht humanist i heshtur që i ka ardhur në ndihmë mijëra njerëzve nē të gjitha trevat shqipfolëse. Themelues dhe drejtues i grupit më të madh të sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria” në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, i cili sot feston ditëlindjen e tij të 67-të. Numra që nuk reflektojnë dashurinë dhe pasionin e tij për punën, jetën, të bukurën dhe risinë.

Z. Ponari është një nga investitorët më të rëndësishëm me impakt të konsiderueshëm në ekonomi dhe drejtues i suksesshëm i një sërë sipërmarrjesh të tjera në fushën e turzimit dhe sipërmarrjeve/bizneseve financiare.

Prej vitit 2009 ai është Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, Kryetar Bordi dhe President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Japoni; Anëtar i disa prej Dhomave më të rëndësishme të Tregtisë dhe Industrisë si dhe President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

LEXO EDHE40 trofe të fituar/ Ponari: SIGAL Prishtina, shtëpia e kampionëve

I diplomuar në Marinë në Universitetin e Vlorës dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, z.Ponari ka marrë një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh të ndryshme nga kompanitë më të njohura të sigurimeve dhe risigurimeve në botë.

Ai është gjithashtu fitues i shumë çmimeve dhe vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare:

  • “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” nga Perandori Japonez për kontributet e tij të jashtëzakonshme për promovimin e shkëmbimeve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë, dhe më herët ‘Certifikatën e Mirënjohjes’ nga qeveria japoneze, në cilësinë e tij si ‘Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë’.
  • ‘Dekorata e Lartë e Nderit” nga Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen (Një nga Dekoratat më të larta e akorduar nga Republika e Austrisë) me rastin e 20-vjetorit të SIGAL UNIQA Group Austria.
  • “Drejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore për vitin 2021/22”, nga “Finance Central Europe”:
  • “20 CEO me Performancën më të Mirë në vitin 2020” nga “Insight Success Media Tech”
  • ‘Njeriu i Vitit’ nga ‘Instituti Amerikan Biografik’;
  • ‘Menaxher i Vitit’ nga ‘Komiteti i Sokratit të Oxfordit’, në Mbretërinë e Bashkuar;
  • ‘Kavalier i Paqes’ nga ‘Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Njerëzve’
  • “Grand Exellence 2023”
  • ‘Qytetar Nderi’ i Bajram Currit, Durrësit e Elbasanit, dhe “Personaliteti i Vitit” nga disa gazeta.

LEXO EDHE: Nga ideja për arratisje tek basketbolli dhe SIGAL, rrëfimi 360 gradë i Avni Ponarit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat