Gushti kryesisht kthen në shtëpi shqiptarët që jetojnë e punojnë në vendet e BE, çka po po shënon shtim të lëvizjeve në pikat kufitare.
Fluksi i lëvizjeve të gushtit nisi edhe përmes Pikës Kufitare të Kapshticës.
Shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi po kthehen për disa ditë në shtëpi.
“Edhe për pushime, edhe për probleme. Kemi edhe dasma”.
Rreth 8 mijë persona e kanë kaluar traun e doganës së Kapshticës në 24 orë.
Për të përballuar shtimin e lëvizjeve, punohet me 3 sportele në hyrje e 3 në dalje.
Prej fundjavës së fundit të korrikut, lëvizjet u shtuan në të gjitha pikat kufitare, tokësore, ajrore e detare.
Nga Kakavija, në Gjirokastër në 24 orët e fundit hynë 5159 udhëtarë ndërsa 3769 të tjerë dolën.
Shtim lëvizje ka edhe me Maqedoninë e Veriut.
Nga Qafë Thana, hynë 3172 udhëtarë dhe 1880 të tjerë dolën.
Gushti nisi me fluks në rritje te emigranteve dhe turistëve nga deti.
4753 pasagjerë mbërritën me tragetet e Barit dhe Ankonës në Durrës, ndërsa 4614 të tjerë zbritën në Vlorë gjatë fundjavës.
Si të shmangni rradhët e gjata në pikat kufitare
Nuk ka më bukur se të kalosh pushimet e verës në Atdheun tënd, pranë familjes dhe njerëzve më të dashur. Por nuk duhet harruar! Kur të hyni në Shqipëri, do t’ju kërkohet që të jeni të pajisur me “Policën Kufitare”, siguracioni i detyrueshëm për mjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Kohëzgjatja e këtij siguracioni mund të jetë 15 ditë, 45 ditë, 1 muaj, 6 muaj ose 1 vit, ndërsa mbulon:
– Përgjegjësinë ndaj palëve të treta për automjetet me targë të huaj që qarkullojnë brenda Shqipërisë.
– Dëmet materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta.
– Dëmet shëndetësore dhe pasurore që pësojnë pasagjerët.
Tashmë, falë SIGAL ONLINE ju mund ta blini këtë siguracion DIREKT nga celulari apo laptopi juaj, në çdo vend që ndodheni, vetëm me 3 hapa.
Hyni në https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/KF/KufitareOnLine.aspx dhe në pak minuta siguracioni vjen aty ku jeni ju.
E teksa të tjerët do presin rradhën në pikat e kalimit kufitar ju do të përfitoni kohë për të shkuar më shpejt pranë familjarëve apo të dashurve tuaj.
Por përveç siguracionit të automjetit tuaj, ju nevojitet edhe Sigurimi i Shëndetit, në mënyrë që të keni akses në një kujdes sa më të mirë shëndetësor, pa pasur frikë nga shpenzimet financiare.
Siguracioni “Jeto dhe Udhëto në Shqipëri” SIGAL UNIQA Group Austria e ofron në 3 opsione, dy prej të cilave mund të blihen direkt online ndërsa opsioni i tretë mund porositet online në webfaqen e kompanisë.
LEXO EDHE: Çfarë duhet të bëjmë për të kaluar pushime sa më të qeta jashtë Shqipërisë