8.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBMW-ja përfundoi brenda gjykatës, arrestohet shoferi 28-vjeçar në Dibër

BMW-ja përfundoi brenda gjykatës, arrestohet shoferi 28-vjeçar në Dibër

Policia e Dibrës ka arrestuar 28-vjeçarin, i cili shkaktoi aksidentin mbrëmjen e kaluar në Gjykatën e Shkallës së Parë. Policia bën të ditur se është vënë në pranga F.S., 28 vjeç, banues në Dibër.

Ky i fundit duke drejtuar automjetin  tip ‘BMW’,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëme materiale në ambientin e jashtëm të Gjykatës. Për pasojë mbeti I dëmtuar lehtë edhe punonjësi i sigurisë G.D, 33 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Dibër/ Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin F.S., 28 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar automjetin  tip ‘BMW’,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti  ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëme materiale në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe gjithashtu  aksidentoi jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, 33 vjeç, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHEMakina e siguruar, por shoferi shkaktar në aksident jo! Blije lirë dhe vetëm me një klik

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat