Teksa Europa është përfshirë nga një krizë energjitike, shumë shtete po mendojnë përdorimin e energjisë bërthamore për mbulimin e nevojave të tregut të tyre.
Por kundër këtij modeli del CEO i UNIQA Insurance Group, grupi i dytë më i madh i sigurimeve në Austri, Andreas Brandstetter.
Sipas tij, bota ka nevojë për energji miqësore ndaj klimës, siç janë ato të erës dhe diellit.
“Si UNIQA, ne jemi kundër përfshirjes së energjisë bërthamore në “taksonominë e gjelbër të BE”. Kjo duhet të përfshijë vetëm gjenerimin e përsosur të energjisë miqësore ndaj klimës si energjia e erës, diellit ose gjeotermale dhe të inkurajojë investimet në këtë formë të qëndrueshmërisë. Për investitorët që fatkeqësisht, dëshirojmë të vazhdojmë të investojmë në prodhimin e energjisë fosile dhe energjinë bërthamore, duhet të krijohet një kornizë e veçantë ligjore dhe veçanërisht transparente”, shprehet Andreas Brandstetter, CEO UNIQA Insurance Group AG.
Çdo vit vendet e botës mblidhen për të luftuar ndryshimet e klimës në planet, në atë që quhet “Samiti i Klimës” kundër ngrohjes globale, e që realisht është një shqetësim i madh për të ardhmen e planetit.
Gati 200 vende pjesëmarrëse miratuan Paktin e Glasgout, i cili është marrëveshja e parë klimatike që planifikon reduktimin e qymyrit si burimin kryesor të emetimeve të dioksidit të karbonit në procesin e prodhimit të energjisë elektrike.
Qëllimi është të ruhet temperature e planetit që t’mos tejkalojë 1.5 gradë Celsius nga periudha paraindustriale.
Lexo edhe: Tjetër sukses për “UNIQA”/ CEO Andreas Brandstetter zgjidhet “Menaxheri i Vitit” në Austri