Bordi i Transparencës ka ndryshuar ditën e sotme sërish çmimet e tregtimit të karburanteve në vend. Sipas njoftimit zyrtar, prej ditës së sotme nafta do të shitet 197 lekë për litër, benzina 189 lekë dhe 69 lekë gazi.
Referuar me vendimin e mëparshëm, Bordi i Transparencës ka ulur vetëm me 3 lekë naftën, nga 200 në 197, po ashtu është ulur me 1 lek benzinën, nga 190 në 189, ndërsa çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshim.
Vendim i Bordit të Transparencës- 02.02.2023
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 01.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 858, -8 nga data 30.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 861, -30 nga data 30.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje të lehtë në 107.36 (+ 0.09 nga data 30.01.2023).