Policia e Dibrës ka arrestuar 28-vjeçarin, i cili shkaktoi aksidentin mbrëmjen e kaluar në Gjykatën e Shkallës së Parë. Policia bën të ditur se është vënë në pranga F.S., 28 vjeç, banues në Dibër.
Ky i fundit duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëme materiale në ambientin e jashtëm të Gjykatës. Për pasojë mbeti I dëmtuar lehtë edhe punonjësi i sigurisë G.D, 33 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Dibër/ Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin F.S., 28 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëme materiale në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe gjithashtu aksidentoi jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, 33 vjeç, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXO EDHE: Makina e siguruar, por shoferi shkaktar në aksident jo! Blije lirë dhe vetëm me një klik