Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë qytetin e Durrësit prej ditës së djeshme kanë shkaktuar probleme, si në qarkullimin e mjeteve ashtu dhe në lëvizjen e këmbësorëve.
Prej orës 05.00 të mëngjesit të kësaj të hëne rruga që të çon në Currila është bllokuar, si pasojë e dherave që kanë rënë nga kodra.
Bizneset që operojnë në këto zonë dhe banorët që shkojnë nga Currilat në Durrës e anasjelltas, e kanë pasur të pamundur lëvizjen. Edhe urbani i linjës është kthyer në rrugë, pasi në zonën e njohur si “Kodër Currila”, sapo kalon Universitetin, ka pasur rrëshqitje dherash.