Aksidentet rrugore i morën jetën 151 shtetasve shqiptarë në vetëm 9 muaj.
Instituti i Statistikave raporton për 1024 aksidente të ndodhura në periudhën Janar – Shtator të këtij viti, një rritje prej 13.4% me të njëjtën periudhë të 2020-ës.
Për ekspertët e sigurisë rrugore, përgjegjësia më e madhe bie mbi drejtuesit e automjeteve.
“Parakalimi i gabuar është një nga shkeljet më kryesore të qarkullimit rrugor është një nga shkeljet më të rënda. E dyta, përdorimi i alkoolit, përdorimi i celularit, shpejtësia e tejkaluar edhe në zonat e banuara mbi 40,50km në orë. Unë shikoj shumë të rrezikshme në Tiranë edhe përdoruesit e mjeteve të vogla, sidomos të delivery, po ashtu problemi i këmbësorëve është një problem më vete”.
Eksperti Fatmir Hasho, sheh si një masë ndërgjegjësuese për parandalimin e aksidenteve “testin e idiotit” i cili ende nuk është venë në zbatim.
“Unë mendoj se është domosdoshmëri sidomos për 3 shkelje si: përdorimi i drogës, alkoolit, dhe tejkalimi i shpejtësisë. Këta individë duhet të kalojnë testimin psikologjik për të rimarrë lejen e drejtimit apo pikët që kanë humbur”.
Sipas INSTAT, gjate 9 muajve numri më i lartë i aksidenteve u shënua nga grup-mosha 25–34 vjeç, ndërsa qarqet me problematike janë Tirana, Lezha, Fieri dhe Durrësi.
Aksidente Janar-Shtator 2021
Aksidente 2014-2020
Nisur nga këto shifra problematike, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, ka apeluar vazhdimisht te qytetarët që të sigurojnë automjetet dhe veten e tyre me Sigurimin KASKO, siguracioni që ju mbron në çdo kohë e në çdo rrethanë.
Mos u mjaftoni vetëm me Sigurimin TPL, siguracioni që ju kërkon polici në rrugë dhe që mbulon dëmet që ti si shkaktar aksidenti i shkakton një personi ose makine tjetër. Ndërsa sigurimi KASKO mbulon dëmet që i shkaktohen makinës tuaj jeni apo nuk jeni ju shkaktar i aksidentit.
Por jo vetëm kaq. Sigurimi Kasko ju mbulon financiarisht edhe nëse makina juaj dëmtohet në parkim, dëmtohet nga zjarri, rrufeja ose shpërthimi, edhe nëse dëmtohet nga fatkeqësitë natyrore apo nga dëmtimet aksidentale.
Sigurimi KASKO ju mbulon edhe nëse makinës tuaj i vidhet ndonjë pjesë ose jua vjedhin plotësisht”
Gjatë vitit 2020 dhe në 9 mujorin e këtij viti SIGAL UNIQA Group Austria, vetëm për klientët e siguruar me Siguracionin KASKO, ka paguar mbi 2.6 miliardë lekë dëme duke u rënditur kështu kompania e sigurimeve në Shqipëri me nivelin më të lartë të dëmeve të paguara.
Ndaj mos prit! Merr masat, Siguro veten dhe të tjerët, Siguro makinën dhe bëje gjumin e qetë…vetëm me SIGAL UNIQA Group Austria.
Për informacione më të detajuara dhe çmimet, vizitoni https://sigal.com.al/merr-cmim
www.Sigal.com.al
WhatsApp: 068 60 62 829
e-mail: [email protected]