Vala e gripit dhe infeksioneve të tjera respiratore ka nisur të bjerë.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, java e fundit e janarit shënoi ulje të rasteve.
Mbi 16 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitale dhe qendra shëndetësore, afro 1 mijë raste më pak.
Vala e gripit dhe infeksioneve të tjera respiratore ka nisur të bjerë.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik java e fundit e janarit shënoi ulje të rasteve. Mbi 16 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitale dhe qendra shëndetësore, afro 1 mijë raste më pak se java e trete e janarit që duket se ka shënuar edhe kulmin e epidemisë së gripit.
Fëmijët e vegjël 1 deri 4 vjeç dhe ata të moshës shkollore deri 14 vjeç rezultojnë më të prekurit nga gripi I stinës AH1n1 dhe ai i tipit B. Kjo është vënë re edhe nga fluksi i shtuar i vizitave në qendrat shëndetësore dhe në urgjencat e spitalit pediatrik.
Gripi dhe virozat e tjera kanë përhapje në të gjithë territorin e vendit. Por në ditët e fundit të janarit, qyteti i Gjirokastrës, i Gramshit dhe i Durrësit kryesojnë për infektimet më të larta.
Ndërkohë Tirana duket se ka një ulje të rasteve më grip pas pikut që arriti në javën e dytë dhe të tretë të janarit.
Referuar të dhënave që vijnë nga qendrat shëndetësore dhe spitalet, ekspertët e institutit të Shëndetit Publik thonë se kurba e infektimeve nga gripi do të vijojë rënien.
LEXO EDHE: “Shëndeti juaj vjen i pari”/ Bli një sigurim vullnetar në SIGAL UNIQA, përfito një Check Up FALAS