Një 57-vjeçar në Vlorë ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, në lagjen “Partizani”, ku 57-vjeçari me iniciale I. Gj, dyshohet se duke montuar një pajisje në një subjekt privat, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë është plagosur.
Ai po transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Siguria në punë, kultura që na mungon
Në Shqipëri flitet pak për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë, edhe pse rastet ku punëtorët janë dëmtuar ose kanë humbur jetën në ndërtim, miniera, fasoneri apo sektorë të tjerë të ekonomisë nuk kanë munguar.
Sipas shifrave zyrtare, gjatë vitit 2022 rezultojnë të aksidentuar 184 punëmarrës, nga të cilët 32 punëmarrës me pasojë fatale humbjen e jetës. Në vitin 2021 punëmarrësit me pasojë fatale humbjen e jetës ishin 31.
Por sa raste të tjera ka që nuk bëhen publike…
Institucionet kanë reaguar formalisht, bizneset kanë bërë sikur kanë marrë masa sigurie, ndërkohë që puna ka vijuar në këto subjekte sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Ajo që është problem, përtej një sistemi që nuk funksionon në shumë hallka të tij, është kultura e dobët për sigurinë dhe shëndetin. Dhe kjo jo vetëm në punë.
Duket se për pjesën dërrmuese të punonjësve e rëndësishme është paga dhe jo kushtet e punës, ndërsa në vendet e tjera ndodh e kundërta.
Pasi një punonjës i sigurt, është një punonjës që ndihet mirë, jo vetëm në ambientin e punës, por edhe në familje dhe me të afërmit. Një biznes i sigurt, është një biznes që performon mirë.
Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet
Mbulimet kryesore:
- Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
- Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
- Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
- Shpenzime mjekësore në rast aksidenti
Kujt mund ti ofrohet:
- Të gjitha bizneseve (Ndërtim, Fasoneri, Gomisteri, pastrim, restorante etj)
- Të gjithë individëve (Punonjës Ndërtimi, Hidraulik, Elektriçist, shofer etj)
Përfitimet kryesore:
- Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
- Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
- Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
- Garanci për detyrimet e punëdhënësit
Sigurim do të thotë mbrojtje financiare dhe ligjore. Ndaj as mos punoni diku, as mos punësoni dikë pa patur më parë siguracionet e nevojshme.
Për çdo pyetje, mund të shkruani në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]