Ndërtimi, si çdo biznes tjetër, ka risqet e veta. Investimi juaj është i ekspozuar në mënyrë permanente ndaj fenomeve të papritura dhe të paparashikuara, duke nisur me kushtet e motit, të papriturat e shtresave të nëntokës mbi të cilën ju ngrini themelet e projekteve tuaja dhe deri tek pakujdesitë njerëzore në zbatimin me përpikmëri dhe rigorozitet të specifikave të projektit, rregullave të sigurimit në ndërtim, montim etj.
Ndaj, partneri më i sigurtë për të ndarë riskun me të është një kompani sigurimi.
Çfarë ofron konkretisht kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, për sektorin e ndërtimeve?
Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim (Constructors’ All Risk)
Ky produkt është për të gjithë ndërtuesit e pallateve, fabrikave, uzinave, aeroporteve, urave, autostradave. Polica e sigurimit ofron mbulimin në sigurim nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve.
Mbulimi përfshin si dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë të tretëve.
Sa kushton?
Çmimet për këtë sigurim variojnë nga 0,05% deri në 0,6% e shumës së siguruar, në varësi të llojit të objektit, natyra e objektit dhe kushtet e ndërtimit, vlera e punimeve të kontraktuara dhe makinerive të punës, limiti i përgjegjësisë si dhe nga kohëzgjatja e ndërtimit dhe afatit të garancisë.
Sigurimi i të Gjitha Rreziqeve Në Montim (Erection All Risk)
Nëpërmjet kësaj police sigurimi SIGAL UNIQA merr përsipër të paguajë për dëmtimet e punimeve në të gjitha fazat e montimit të makinerive dhe pajisjeve në objektet industriale. Gjithashtu, ne paguajmë edhe për dëmtimet ndaj palëve të treta, si për ato trupore ashtu dhe për ato pasurore, gjithashtu dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që shkaktohen nga ndodhja e një rasti sigurimi.
Sa kushton?
Çmimet për këtë sigurim variojnë nga 0,1% e shumës së siguruar deri në 0,5% e shumës së siguruar, në varësi montimeve që do të kryhen.
Sigurimi i Makinerive
Kjo është polica përmes së cilës sigurohen makineritë në njësitë industriale. Ne marrim përsipër të riparojmë ose zëvendësojmë humbjet ose dëmtimet fizike që mund të pësojnë makineritë në mënyrë të papritur dhe aksidentale gjatë procesit të punës.
Sa kushton ky sigurim?
Çmimet për këtë sigurim variojnë nga 0,2% deri në 0,5% e shumës së siguruar, në varësi montimeve që do të kryhen.
Sigurimi i Përgjegjësisë Publike
Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të të siguruarit në lidhje me dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga ngjarja e sigurimit e ndodhur gjatë periudhës së sigurimit të përcaktuar në formularin e policës dhe që përfshin:
- Dëmtimet trupore: vdekja, plagosja, humbja e aftësisë për punë, të një ose disa personave;
- Dëmet pasurore: dëmi fizik ose shkatërrimi i pasurisë së prekshme që nuk është në pronësi ose posedim të të siguruarit.
Sa kushton?
Çmimet për këtë lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit por mesatarisht aplikohet nje tarife nga 0,1% deri ne 0,35% e limitit të përgjegjësisë.
Ky është një produkt i hartuar veçanërisht për:
– Pergjegjesi Publike për Hotele dhe Restorante
– Përgjegjësi Publike për Karburante
– Përgjegjësi Publike për Paisjet nën Presion
– Përgjegjësi Publike për Bunkerazh
– Përgjegjësi Publike për Agjenci Udhëtimesh
– Përgjegjësi Publike për Hidrocentrale
– etj
Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale
Kufirin e dëmshpërblimit për çdo shumë ose shuma për të cilat i Siguruari mund të bëhet ligjërisht përgjegjës për të paguar, të cilat rrjedhin nga ndonjë kërkesë për dëmshpërblim bërë për herë të parë ndaj tij gjatë periudhës së përcaktuar si rezultat i drejtpërdrejtë i ndonjë veprimi neglizhues, gabimi ose mosveprimi (kryer ose pretenduar të jetë kryer gjatë periudhës së mbulimit në sigurim sipas kësaj police, në se ka të tillë por pas dates retroaktive) në drejtimin dhe zbatimin e veprimtarive të të Siguruarit ose punonjësve të tij të përcaktuar në Formular;
Ky është një produkt i hartuar veçanërisht për profesione si:
Arkitektët dhe inxhinierët
Noterët
Mjekët
Vlerësuesit e pasurive të paluajtshme
Agjentët e sigurimit dhe këshilltarët e investimeve
Avokatët
Profesionet e reja në të cilat perfshihen: konsulentët e publicitetit, bizneset e teknologjisë së informacionit, media dhe bizneset e telekomunikacionit, terapisë aromatike, refleksikologjistët, konsulentë fitnesi, trajnues privat e të tjerë të këtij lloji.
Sa kushton?
Çmimet për këtë sigurim varen nga një numër faktorësh duke përfshirë kufirin e dëmshpërblimit që do të sigurohet, masa dhe qëllimi i biznesit ose praktika dhe shkalla e rrezikut që lidhet me aktivitetet e tij. Tarifa mesatare e këtij sigurimi është 2% e të ardhurave totale të biznesit që ushtron klienti ose duke filluar nga 0.4% e shumës së siguruar.
Lexo edhe: Gabimet e mjekëve mund të kushtojnë shumë shtrenjtë/ Si mund të mbrohen bluzat e bardha
Sigurimi i Përgjegjësisë së Punëdhënësit
Punëdhënësi mund të detyrohet të kompensojë punonjësin e dëmtuar ose trashëgimtarët e tij në rast vdekje, për një lëndim aksidental që shkaktohet në orar të punës.
Sa kushton?
Çmimet për këtë sigurim variojnë duke filluar nga 0,25% – 0,35% e shumës totale të pagave gjatë një viti.
Sigurimi 10 vjeçar i Përgjegjësisë së Ndërtuesit (10 year Builder Liability Insurance)
Për Kompanite me aktivitet ne fushën e ndërtimeve, Ligji percakton 2 siguracione te detyrueshme sipas 2 VKM-ve per Pergjegjesine e Ndertuesit:
– VKM 693, date 02.10.2019 => kur bëhet kolaudimi i pallatit që të nxirret certifikata e përdorimit ose në rast rikonstruksioni / shtesë të një objekti ekzistues dhe dokumentacioni që duhet është:
– Vlera e situacionit përfundimtar
– Raporti tekniko – ekonomik ose Lejet e ndërtimit
– Fotografi të objektit
– Kur bëhet transferimi / kalimi i pronësisë nga ndërtuesi te blerësi përfundimtar nevojiten:
– Kontrata e shitjes te noteri
– Fotografi të objektit
Garanci Oferte
Është produkt i domosdoshëm për pjesëmarrësit në tender dhe është garantimi i palës ofertuese për paraqitjen pranë Autoritetit Kontraktor.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA paguan Autoritetin Kontraktor nëse plotësohet njëri nga kushtet e mëposhtme:
- Ofertuesi e ka tërhequr ose ka ndryshuar ofertën, pas afatit përfundimtar për paraqitjen e ofertave ose para afatit përfundimtar, nëse është përcaktuar kështu në dokumentat e tenderit;
- Ofertuesi ka refuzuar nënshkrimin e kontratës së prokurimit kur autoriteti kontraktor e kërkon një gjë të tillë;
- Ofertuesi nuk ka paraqitur sigurimin e kontratës, ku oferta është shpallur fituese ose nuk ka plotësuar ndonjë kusht tjetër përpara nënshkrimit të kontratës së përcaktuar në dokumentat e tenderit.
Garanci Kontrate
Është produkt i nevojshëm për palët pjesëmarrëse në një kontratë të caktuar, shkelja e së cilës çon në lindjen e detyrimeve të ndryshme.
Në këtë mënyrë, nëse i siguruari nuk përmbush kushtet e kontratës brenda afatit të caktuar, Siguruesi i paguan Autoritetit Kontraktor cdo shume te paraguar nga Kontraktuesi i punimeve me kusht që kjo kërkesë të përmendë mos-përmbushjen e kushteve të kontratës.
Shuma e Garantuar ulet ne perpjestim me realizimin e punimeve ne perputhje me ligjet dhe udhezimet e vendosura nga Agjensia e Prokurimit Publik dhe Shteti Shqipetar.
Garanci Paradhënie
Është produkt i nevojshëm për palët pjesëmarrëse në një kontratë të caktuar, shkelja e së cilës çon në lindjen e detyrimeve të ndryshme.
Çdo firmë mund të marrë paradhënie nga Autoriteti Kontraktor për zbatimin e kontratës dhe për çdo shumë që i paguan kontraktuesit, ky autoritet i kërkon një garanci.
Në këtë mënyrë, nëse i siguruari nuk përmbush kushtet e kontratës, pra nuk realizon punimet (situacionet) për shumën e paradhënies së marrë nga Autoriteti Kontraktor brenda afatit të caktuar, apo shoqëria falimenton, Siguruesi i paguan Autoritetit Kontraktor çdo shumë të papaguar (të parealizuar) nga kontraktori brenda limitit të përcaktuar në garanci.
Garanci Cilësie (Mirëmbajtjeje)
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA e ofron këtë shërbim për të garantuar se një firmë ndërtimi, shërbimi etj do të kryejë punimet materiale sipas cilësisë së kontraktuar, konstruksionit apo funksioneve deri në përfundimin e objektit apo projektit.
Në çdo rast difekti, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA garanton zëvendësimin e materialeve apo të punimeve të rezultuara jashte standartit të kontratës deri në shumën e përcaktuar në garanci.
Të gjitha këto rreziqe e bëjnë të domosdoshme të pasurit e një partneri, të cilin mund ta gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria.
Kompania më e madhe e sigurimeve në rajon ju mundëson që ju të ecni përpara për plotësimin dhe arritjen në kohë të realizimit të projekteve tuaja.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më të sigurt së bashku
Për çdo informacion shtesë, shkruani në: [email protected]
ose WhatsApp: +355 68 60 62 829
LEXO EDHE: Workshop-i rajonal/ Dëmet e paguara, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA