8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBëni kujdes! U aksidentua dhe rrezikoi jetën, avokatja i zhvat dëmshpërblimin

Bëni kujdes! U aksidentua dhe rrezikoi jetën, avokatja i zhvat dëmshpërblimin

Dëmet shëndetësore si pasojë e aksidenteve rrugore janë kthyer gjithnjë edhe më shumë në nje mundësi për gjueti mjeshtërore nga ana e avokatëve.

Një rast të ngjashëm publikoi mbrëmjen e djeshme misioni investigativ “Stop”.

Gjon Mula tregon se ka pësuar një aksident në vitin 2021 në Balldre të Lezhës dhe nga goditja pati pasoja serioze në kokë.

Më ka shpëtuar i madhi Zot”, thotë ai.

Pasi doli nga Spitali i Traumës, atij i shkon në shtëpi një avokate bashkë me një kolege dhe një notere, duke i premtuar të ndiqte çështjen e dëmshpërblimit në favor të tij.

I gjuajnë këta, kur i shohin në televizor kush bën aksident i turren te shtëpia. Më erdhën tek shtëpia. Dy gra më erdhën, një notere dhe një avokate. E përgatitur kjo”, tha ai.

Të dëmtuarit iu tha, se do të fitonte miliona lekë por të cilat do t’i merrte me këste. Në këto kushte ai firmosi prokurën e përfaqësimit, duke i dhënë të drejtën avokates, për të ndjekur çështjen e aksidentit të tij.

Më erdhën tek shtëpia më tha ke bërë aksident. Po i thashë. Ty tha të takon që të marrësh pare mirë. Por nuk i merr përnjëherë, i merr këste këste. Për 3 muaj merr këstin e parë, mbrapa të dytin dhe mbrapa të tretin. Mirë thashë pra. Në shtëpi time i bëri dokumente. Firmosa”, shprehet ai.

Për 7 muaj, i dëmtuari nuk mori asnjë informacion nga avokatja e tij, ndaj u detyrua t’i revokojë prokurën dhe të marrë avokat tjetër.

7 muaj as telefonit nuk i ka rënë. Për 3 muaj tha merr këstin e parë”, u shpreh ai.

Por avokatja, në prokurën që i kishte marrë Gjonit kishte shkruar një paragraf absurd sipas të cilit, nëse Gjoni do t’i hiqte përfaqësimin asaj dhe do të merrte një avokat tjetër, ajo mund ta prishë këtë akord.

Thënë troç, avokatja nuk e lejon klientin e saj që të marrë një avokat tjetër në momentin që nuk është i kënaqur me punën e saj. E gjitha kjo kleçkë dhe kjo pikë ka sjellë këtë problematikë ku ky i fundit nuk merr dot dëmshpërblimin”, thotë gazetari i “STOP”.

Kush dëmtohet në këto raste?

Sigurisht që viktima e drejtpërdrejtë është klienti. Në këtë rast, ata goditen dy herë, herën e parë, nga ngjarja aksidentale që i ka ndodhur, dhe hera e dytë, duke mbetur peng i procedurave të administrimit abuziv nga ana e avokatëve të cilët në çdo rast kanë treguar se ‘mund t’i përthyejnë ligjet dhe mbrojtjen’ në përfitim të tyren dhe jo të klientëve që përfaqësojnë ose që ‘pretendojnë’ se përfaqësojnë duke i robëruar ata nga të drejtat e tyre me ligj.

Një situatë e tillë përbën dhe ka krijuar një shqetësim të madh, në rradhë të parë, për klientin i cili nuk dëmshpërblehet, dhe së dyti, për kompanitë e sigurimit duke mos i lejuar që të zbatojnë detyrimet kontraktuale me klientin(ët), si edhe duke ndikuar shpesh herë në krijimin e një imazhi të gabuar dhe jo të mirë.

Ndërkohë që, avokatët ‘notojnë’ me paratë e viktimave të aksidenteve.

Çfarë duhet të bëjmë në raste të tilla?

Shmangni avokatët dhe sekserët e tjerë.

Duke iu drejtuar palëve të treta, duke zgjedhur ndërmjetës, të dëmtuarit nuk bëjnë gjë tjetër veçse humbasin gjysmat apo të gjithë shumën e parave që u takojnë. Dhe tani detyrohen të enden gjyqeve për vite me rradhë.

Drejtohuni te kompanitë e sigurimeve. Nëse ato nuk ju paguajnë brenda afatit të caktuar nga momenti që ti dorëzon dokumentat, maksimumi tre muaj, atëherë drejtohuni gjykatës. Por forma më e mirë është zgjidhja e problemit brenda kompanisë së sigurimit, të kërkosh vlerën që të takon e të largohesh. Kjo është e drejtë e ligjshme që i takon secilit të dëmtuar në një aksident.

LEXO EDHE: Aksidentet automobilistike/ Si të marrim shpejt dhe të plotë dëmshpërblimin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat