8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Basketball Festival”/ Ky 1 Qershor vjen ndryshe në 10 qytete të Shqipërisë

“Basketball Festival”/ Ky 1 Qershor vjen ndryshe në 10 qytete të Shqipërisë

Federata Shqiptare e Basketbollit organizon për herë të parë në kuadër të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, “Basketball Festival”.

Eventi, me mbështetjen edhe të kompanisë më të madhe të sigurimeve, “SIGAL UNIQA Group Austria”, do të zhvillohet në 10 qytete të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Fier, Pogradec, Përmet, Shkodër, Tropojë, Lezhë , Korçë dhe Elbasan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Federata Shqiptare e Basketbollit i bën thirrje të gjithë fëmijëve që të mos e humbasin këtë mundësi ku mund të shfaqin talentin e tyre.

Për të gjithë fëmijët që adhurojnë basketbollin, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shfaqur talentin e tyre në një atmosferë festive dhe miqësore. Mos e humbisni këtë mundësi për të shkëlqyer në fushën e lojës”, shkruan FSHB.

LEXO EDHE: Tjetër sukses për sportin shqiptar/ FIBA i beson FSHB-së dy Kampionatet Europiane të Basketbollit

Përmes aktiviteteve të tilla, FSHB synon jo vetëm rritjen e një brezi të shëndetshëm dhe larg veseve por edhe piketimin e talenteve që nesër mund të jenë edhe e ardhmja e koshit kombëtar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat