Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL, pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria vijon të rritet ditë pas dite duke konsoliduar fuqishëm vendin e parë në këtë treg. Ndërkohë që nuk mungojnë as marrëveshjet e rëndësishme me aktorët e mëdhenj në fushën e biznesit dhe investimeve.
Gjatë javës që shkoi, në zyrat e Fondit SIGAL u zhvillua një takim mes CEO-s së Fondit SIGAL, z.Elvis Ponari dhe Kryetarit të Shoqatës “Pro Eksport Albania”, Edvin Prençe.
Gjatë takimit u firmos një marrëveshje bashkëpunimi që parashikohet të sjellë përfitime të mëdha për të dyja palët.
Çfarë parashikon marrëveshja?
Marrëveshja në fjalë përfshin bashkëpunim në sektorin e sigurimeve dhe në atë të pensionit vullnetar.
Benefitet do të jenë të shumta për anëtarët/bizneset dhe punonjësit e Manifakturës të veshjeve dhe këpucëve.
Çmime preferenciale për të gjitha policat e sigurimeve të automjeteve,sigurimet e pensioneve për jetën, sigurimet e pronave,lëndëve të para etj….
Çmime preferenciale për gjithë gamën e makinave Peugeot Albania – Official
Çmime preferenciale për gjithë gamën e makinave TOYOTA ALBANIA
Me mbi 30 mijë anëtarë dhe mbi 43% të tregut, Fondi SIGAL vazhdon rritjen me ritme të larta përgjatë vitit 2021 duke vendosur rekorde të reja muaj pas muaji dhe duke qenë partneri më i besueshëm në investime për shqiptarët dhe jo vetëm.
Fondi SIGAL… Mendoni për të Ardhmen tuaj duke nisur nga Sot…
Keni pyetje apo paqartësi? Zyrat e Fondit SIGAL janë gjithmonë të hapura për t’ju këshilluar. Ose mund të telefononi në numrin 067 40 26 007.