11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiBanka Qendrore nis programin e kualifikimit për talentet e financave në sektorin...

Banka Qendrore nis programin e kualifikimit për talentet e financave në sektorin e sigurimeve

Banka Qendrore Saudite (SAMA), në bashkëpunim me Akademinë Financiare, ka shpallur nisjen e një programi kualifikimi për të nxitur talentet e menaxhimit financiar në sektorin e sigurimeve.

Në një deklaratë, Banka thotë se programi do të nisë në janar 2023 dhe do të mbahet për dy muaj radhazi.

Programi është në përputhje me planin e Bankës për të zhvilluar më tej sektorin e sigurimeve dhe talenet loakle në një përpjekje për të nxitur burimet njerëzore të specializuara, të cilat janë një shtyllë kryesore e sektorit.

Objektivi kryesor i programit është t’u ofrojë pjesëmarrësve aftësitë dhe njohuritë e kërkuara të cilat do t’u mundësojnë akses në mundësitë e mundshme të punësimit në departamentet financiare të subjekteve që operojnë në sektorin e sigurimeve.

Gjatë periudhës dymujore të trajnimit, programi synon të trajnojë deri në 30 të sapodiplomuar që kanë kualifikime akademike të lidhura me menaxhimin financiar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat