Aviva me qendër në Mbretërinë e Bashkuar ka blerë 25% aksione shtesë në sipërmarrjen e saj të përbashkët në Indi, Aviva Life Insurance Company India (Aviva India).
Pas blerjes së aksioneve nga Dabur Invest Corp, aksionet e Aviva-s rriten në 74% në Aviva Indi.
Ky transaksion i lejon Aviva-s, si aksioneri kryesor, rritjen e kontrollit ekonomik dhe operacional të kompanisë teksa do të vijojë me transformimin e performancës së biznesit.
Aviva Indi është sipërmarrja e dytë e sigurimeve të jetën në Indi që ka 74% aksionerë të huaj, pas Ageas Federal Life Insurance.
Grupi italian i shërbimeve financiare, Generli është aktori i parë i huaj që rrit aksionet e saj në sipërmarrjen indiane, Future Generali India Insurance, në 74% nga 49%.