Për fatin e mirë, dëmtimet e drejtuesit, nuk janë serioze për jetën siç raportohet. Cilat janë siguracionet që aktivizohen nga aksidenti i djeshëm?

Duke qenë se mjeti nuk ka shkaktuar dëme ndaj të tretëve dhe duke qenë se në brendësi të makinës ishte vetëm drejtuesi, TPL-ja nuk aktivizohet. Nga mbulimet e saj, shëndeti i drejtuesit dhe dëmet materiale të mjetit të aksidentuar nuk përfshihen.

Lind pyetja: Cilët do të ishin siguracionet që do të mundësonin mbulimin më të mirë për dëmet e djeshme, shëndetësore dhe materiale?

Për dëmet në automjet, i duhuri do të duhej të ishte siguracioni KASKO.

Polica e siguracionit KASKO parashikon mbulimin e dëmtimit të mjetit të ardhur si pasojë e daljes nga rruga apo rrokullisjes së mjetit.

Për dëmet në shëndetin e drejtuesit, siguracioni nga AKSIDENTET PERSONALE do të ishte i duhuri.

Siguracioni i aksidenteve personale mbulon deri në 1.5 mijë euro trajtime shëndetësore dhe në rast paaftësie të plotë të përhershme ose në rast vdekjeje, dëmshpërblen trashëgimtarët ligjorë deri në 30 mijë euro.