14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreArabia Saudite lançon shërbimin e ri / Aplikacion në celular për raportimin...

Arabia Saudite lançon shërbimin e ri / Aplikacion në celular për raportimin e aksidenteve të vogla

Departamenti i Trafikut të Përgjithshëm në Arabinë Saudite (Moroor), në bashkëpunim me “Najm”, ka nisur fazën e parë të shërbimit të inspektimit në distancë të aksidenteve të vogla.

Nisma e quajtur “Raporto, Fotografo, Parko”, synon reduktimin e aksidenteve të shkaktuara nga aksidente minore në trafik, sipas raportimeve të Arab News.

Në kuadër të kësaj nisme, shoferët do të përdorin një aplikacion në celular nga Najm që përdor një sistem të integruar dixhital për të raportuar një aksidnet rrugor dhe më pas shoferët mund të vijojnë me parkimin e makinave të tyre larg nga rruga apo vendi ku ka ndodhur aksidenti.

Për të përfituar nga ky shërbim, një nga palët duhet të ketë sigurim, aksidenti nuk duhet të ketë shkatuar plagosje apo vdekje, dhe vendndodhja e aksidentit duhet të jetë brenda zonës operacionale të Najm.

Pritet që aplikacioni të kthehet në kanalin parësor të njoftimeve në Najm nga çdo vendndodhje dhe në çdo kohë dhe për të kontribuar me lehtësimin e shërbimeve të pas-aksidentit.

“Najm” u themelua në vitin 2007 si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Bankës Qëndrore të Arabisë Saudite dhe Departametit të Përgjithshëm të Trafikut për të zhvilluar shërbimet për sektorin e sigurimit të automjeteve në Mbretëri dhe për përmirësimin e përvojës së klientëve.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat