5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF, trajnime me profesionistët në sigurime për ndryshimet ligjore dhe rregullatore

AMF, trajnime me profesionistët në sigurime për ndryshimet ligjore dhe rregullatore

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në funksion të rritjes së nivelit të shërbimeve ndaj konsumatorit, zgjerimit të njohurive të profesionistëve të fushës, si edhe rritjes së edukimit financiar për tregjet nën mbikëqyrje, zhvilloi në datat 15-16 shkurt disa sesione trajnimi me vlerësuesit e dëmeve në sigurime.

Tematika kryesore e programit të trajnimit ishte përditësimi i profesionistëve të fushës me ndryshimet e fundit ligjore dhe rregullatore, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” dhe Rregullores “Për përcaktimin e rregullave dhe metodologjisë së llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohet nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Programi i trajnimit përfshinte gjithashtu shembuj praktikë sa i përket procedurës së vlerësimit dhe trajtimit të dëmit në sigurimin e detyrueshëm motorik, me qëllim që profesionistët e fushës të aplikojnë parimet më të mira të vlerësimit dhe llogaritjes së dëmit.

Vlerësuesit e dëmeve në sigurime përdorën gjatë trajnimit aplikacionin e zhvilluar nga Autoriteti për llogaritjen e dëmeve ndaj personit, në rastet e aksidenteve nga mjetet motorike në sektorin e transportit.

Aplikacioni, i cili bazohet në disa supozime, me vlera orientuese, u vjen në ndihmë profesionistëve të fushës në përllogaritjen e vlerës së dëmshpërblimit në rastet e dëmit ndaj personit, me pasojë paaftësinë e përhershme për punë ose me pasojë vdekjen.

Pjesëmarrësit në trajnim u njohën gjithashtu me kompetencat, kualifikimet dhe detyrimet që burojnë nga Ligji 52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” për vlerësuesit e dëmeve në sigurime, si edhe u informuan mbi procedurat dhe afatet e trajtimit të ankesave, nga ana e shoqërive të sigurimit, si edhe nga Autoriteti.

Lexo edhe: AMF merr pjesë në aktivitetin përmbyllës të lojës virtuale të Bursës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat