Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi një mundësi karriere për të rinjtë shqiptarë, konkretisht mundësinë e një praktike mësimore pranë AMF për studentët.
Targeti i thirrjes së publikuar dje në rrjetet sociale zyrtare të Autoritetit ishin: studentët ekselentë, të nivelit master, për zhvillimin e praktikave mësimore.
“Nëse je student ekselent dhe kërkon një përvojë reale profesionale, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të njohur nga afër funksionimin e tregjeve financiare jo-bankare, për të punuar me ekspertë, për të fituar përvojë praktike në një institucion publik dhe për të hedhur hapa konkretë drejt zhvillimit të karrierës suaj”, shkruhej në shpalljen e AMF.
Apliko dhe bëhu pjesë e një ekipi profesional dhe investo në të ardhmen tënde, këtij apeli i bashkohet edhe Sigurime.Online, që çmon se përvoja të tilla rrisin njohuritë dhe edukimin financiar të popullatës në tërësi.




