Autoriteti i Mbikëqyerjes Financiare ka publikuar së fundmi raportin e zhvillimit të tregut të sigurimeve për periudhën janar-shtator të vitit 2022.
Përgjatë kësaj periudhe primet e shkruara bruto të përgjithshme u rritën ndjeshëm me 9.46% më shumë se në janar-shtator 2021.
Tregu mbetet i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës me 91.83% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërkohë që sigurimet e Jetës kanë 8.08%.
AMF ka vënë në dukje se paketat e sigurimeve të shëndetit dhe jetës kanë shënuar rritjen më të dukshme për vitin 2022, ku numri i kontratave kap shifrën e 92.365 apo e përkthyer në 23.12% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Edhe në raportin e 9 mujorit të 2022, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet në krye të sigurimeve të jetës me 46.31% të tregut.
Në rangun e dëmeve të paguara për sigurimet e Jetës, SIGAL vijon të mbetet kompania me më shumë dëme të paguara ndaj konsumatorëve, me një shifër prej 58.98% të tregut.
Ditë pas dite, pasiguritë në përditshmërinë tonë vijnë në rritje. Pasiguritë për jetën, për pronën, për veturën, pasiguritë për shëndetin tonë që është më i rëndësishëm se gjithë pjesa tjetër.
Ngjarje të papritura mund të ndodhin në çdo kohë dhe janë pjesë e përditshmërisë tonë. Me sigurimin e jetës përfitoni mbrojtje financiare dhe qetësi psikologjike në rast fatkeqësie.
SIGAL UNIQA Group Austria ka treguar gjithmonë se është kompania që nuk rresht së mbështeturi klientët e saj në çdo rrrethanë.
Nëse doni të siguroheni ka vetëm një emër, SIGAL UNIQA Group Austria…
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
WhatsApp: +355 68 606 2829