1.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAmbicia, 1 mld € eksporte në 2030! Ndërkombëtarët: Sigurohuni ndaj ndryshimeve klimatike

Ambicia, 1 mld € eksporte në 2030! Ndërkombëtarët: Sigurohuni ndaj ndryshimeve klimatike

Për të arritur synimin e 1 miliardë eurove eksporte në 2030, por dhe rritjes së prodhimeve shqiptare, bizneset në vend duhet të përshtatin teknologjinë e nevojshme përballë ndryshimeve klimaterike.

Nga konferenca ndërkombëtare për sfidat në agrikulturë, ekspertë në fushën e bujqësisë dhe industrisë apeluan për marrjen e masave kryesisht në nivel vendor.

“Ndryshimi klimatik ka impakt të drejtpërdrejt në cilësinë e prodhimit bujqësor në Shqipëri dhe kjo ndikon në konkurrencën ndërkombëtare. Duke qenë se Shqipëria ka synimin kryesor 1 miliardë eksporte deri në 2030 duhen instrumente që mundësojnë transformim. Sfidat globale kërkojnë masa kolektive. Kemi nevojë për zgjidhje konkrete në nivel vendor”, u shpreh ekspertja Dorina Nati.

Sipas ambasadores së Zvicrës, një ndër partnerët kryesorë në promovimin e politikave mbrojtëse për sektorin e agrokulturës, janë vetë bizneset ato që duhet të marrin masa të parat.

“Është bërë thelbësore që të përshtatemi me ndryshimet klimatike nëpërmjet hapave të qëndrueshme. Si agrobizneset dhe SME të përshtaten me këto dhe tu përgjigjen kërkesave të tregut global. Duke ndërmarrë këto masa mund të reduktojmë efektet negative te bujqësia dhe ushqimi. Fermerët, hulumtuesit e hartuesit e politikave të bashkohen për të mirën e vendit”, u shpreh ambasadorja Ruth Huber.

E ekspozuar ndaj reshjeve të shumta në dimër dhe ndaj thatësirës në verë, bujqësia shqiptare sipas dekanit të Universitetit Bujqësor të Tiranës vuan për një strategji të mirëmenduar të cilësisë.

“Nuk kemi strategji tërësore për problemet e cilësisë. Kemi strategji për zhvillimin dhe integrimin. Të gjitha nuk janë të lidhura në një umbrellë . Ne kemi fragmentim ekziston distanca me institucionet që merren me cilësinë dhe ato që merren me politikën bujqësore. Kjo na jep pamundësi për të vepruar. Është prevalenca e sëmundjeve që po na kthehet në problem. Fermerët tentojnë. Të mbrohen që të hyjnë me standardet e duhura në treg”, deklaroi Edvin Shllima.

Sigurimet në bujqësi, përvoja e huaj

Tregjet e sigurimeve bujqësore kanë zhvillime të rëndësishme në mbarë botën si rezultat i influencës së shumë faktorëve ndër të cilët përmendim rritjen e kërkesës për prodhime bujqësore, nevojat për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, politikat e zhvillimit dhe të ndikimit të konkurrencës.

Tregjet e sigurimeve bujqësore janë institucione specifike që mbështesin mbrojtjen nga rreziqet. Por sektori bujqësor asnjëherë s’ka mbetur edhe pa vëzhgimin dhe influencën e politikave publike për ta mbështetur me instrumente nxitës dhe politika zhvillimi.

Gjeografikisht nivelin e primeve më të mëdha e zënë SHBA dhe Kanadaja me 62%, vendet aziatike 18%, vendet europiane 17%, vendet e Amerikës Latine 2%, vendet afrikane 1% si dhe Australia dhe Zelanda e Re 1%.

Vetëm në Indi gjenden 28 milionë ekonomi bujqësore të siguruara.

Ndër programet e para siguruese në eksperiencat e vendeve të përparuara dallohet krijimi “Federal Crop Insurance Corporation” në SHBA, në vitin 1938.

Një promotor me tradita ndër më të hershmet në fushën e sigurimeve janë vendet e BE, ku spikasin eksperiencat e Francës, Italisë, Spanjës etj. Treguesit evidentojnë se rreth 69% të fermerëve gjermanë përdorin sigurimin e korrjeve, po kështu edhe 59% e fermerëve spanjollë.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group Austria

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë

Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Pse Sigurohet?

Një breshër i fortë, një shi i rrëmbyeshëm apo një stuhi ere e çon fermerin drejt falimentimit pasi në pak minuta i shkatërron të gjithë investimin.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA, i cili “blen” rreziqet tuaja duke ju dhënë siguri dhe qetësi.

Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?

  • Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)
  • Cilësinë e prodhimit
  • Rendimenti i prodhimit
  • Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.

Për më shumë informacione, mund të shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Shqipëria e rrezikuar, bujqësia e pasiguruar / Ponari: Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri, të standarteve evropiane. Të gatshme të marrin përsipër rreziqet

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat